close
Bota

(VIDEO) STUHI KATASTROFIKE NË TURQI, 4 TË VDEKUR DHE 19 TË PLAGOSUR

163454

Këto pamje apokaliptike vijnë nga Turqia, atje ku një stuhi e tërbuar, veç dëmeve materiale si rrëzimi i kësaj kulle të lartë, i mori jetën 3 personave e plagosi të paktën 9 të tjerë në Stamboll.

Erërat e forta përmbysën edhe disa automjete në autostradat e rajoneve veri-perëndimore të vendit.

Mediat vendase njoftojnë se erërat arritën një shpejtësi maksimale deri në 130 kilometra në orë, duke shkatërruar edhe çati shtëpish e ndërtesash e duke bllokuar shumë rrugë për shkak të shkuljes së pemëve me rrënjë.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në veri të Spanjës, ku stuhitë e shiut shkaktuan përmbytje në rajonet baske. Këto pamje janë xhiruar në Bilbao ku reshjet e dendura nxorrën nga shtrati lumenjtë që përmbytën disa rrugë e automjete. Deri më tani nuk flitet për viktima apo të zhdukur.

Megjithatë, situata është pasojë e stuhisë së fuqishme Aruin që shkaktoi edhe reshje të dendura dëbore në rajonet Baske gjatë fundjavës. Stuhia ka shkaktuar të paktën 3 viktima në Britaninë e Madhe, ndërsa 32 mijë abonentë mbeten ende pa energji elektrike në rajonin e Skocisë, pas dëmtimit të linjave të transmetimit./Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia