close
Vendi

(VIDEO) TETOVË: SITUATË STABILE EPIDEMIOLOGJIKE

tet

INTERESIMI NË RRITJE PËR DOZËN E TRETË

Pas Shkupit, Kumanovës dhe Prilepit, Tetova renditet në vendin e katërt në nivel vendi sipas rasteve aktive me COVID-19. Shifrat e MSH-së flasin se në këtë rajon evidentohen 206 raste aktive. Duket se pas periudhës alarmante gjatë verës, në Tetovë kohëve të fundit nuk ka presion ndaj sistemit shëndetësor.

REPARTI INFEKTIV – SPITALI KLINIK – TETOVË

“Brenda 24 orëve bëhen deri në 60 kontrolle. 95% e tyre janë me simptoma të gripit sezonal kurse 5% rezultojnë pozitive me koronavirus. Në këtë Repart ka vetëm një pacient të hospitalizuar me COVID-19”

Nga Shtëpia e Shëndetit Publik, njoftojnë se kryen rreth 300 vaksinime. Në rritje është interesimi vetëm për dozën e tretë.

DRITA ZIBERI- INFERMIERE

Mbi 300 pacientë kemi.. Për dozën e parë ka më pak të interesuar, me rivaksinë janë ata që duhet të vaksinohen vijnë edhe me dozën e tretë është interesimi më i madh. Doza e parë shkon tek 60-70-të, dozën e dytë për rivaksinë afër 200-ë, dozën e tretë ka më tepër, d.m.th 150-160 në ditë ka”.

Derisa situata me COVID-19 në Tetovë vlerësohet si stabile, kjo nuk mund të thuhet për gripin sezonal. Sipas njoftimeve të autoriteteve të shëndetësisë, Tetova radhitet në krye të listës për sa I përket rasteve me gripin sezonal./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia