close
Top LajmeVendi

(VIDEO) TMERRI QË PËRJETOI LEHONA NGA TETOVA

LEHONA

“MË KANË MJEKUR ME ÇAJRA BIMORE, UNË KISHA ZORRËT E NGATËRRUARA”

 “Ka edhe dhëmbë. Mashallah”.

Ky është Lenon i cili i ka mbushur 6 muaj. Nëna e tij është e lumtur që mbijetoi pas lidnjes së tij dhe mund të mbaj të krahë të saj.

 “Tash jam super. Edhe unë edhe ai jemi shumë mirë”.

Gjatë lindjes cezariane në Gjinekologjinë e Tetovës Dona Nedellkovska përjeton një golgotë të tmerrshme.

DONA NEDELKOVSKA

“Gjatë gjithë kohës më thonin se s’kam asgjë. Dhe se kjo është si pasojë e anestezionit. Më trajtonin me çaja bimore. Doktoresha i tregonte nënës time një recetë për çaj që të fillojnë të më punojnë zorrët. Por unë çdo gjë që fusja në gojë e villesha menjëherë. Në ditën e katër me lutje nga unë dhe nga nëna ime që të më vendosin sondë që të më zbrazet lukthi. Më nxjerrën 5 litra ujë. Pas kësaj, gjendja nuk përmirësohej dhe kjo është për shkak se kisha problem tjetër. Dhe pastaj më 5 korrik me lutje të njëpasnjëshme arrita t’i bind që të më incizojnë dhe të më dërgojnë diku. Dhë më 5 korrik vendosën të më dërgojnë në Shkup.

Katër ditë Dona ka qëndruar në spital duke u mjekuar me çajra bimore. Ndërsa gjendja e saj shëndetësore përkeqësohej.

DONA NEDELKOVSKA

“Në ditën e parë që shkova në Shkup më operuan. Isha në Kirurgjinë digestive me diagnozë ngatërrim i zorrëve. Kur më hapën në operacion e panë që problem është edhe mitra ka qenë e nekrotizuar dhe e kanë thirrur mjekun nga Gjinekologjia ta heq mitrën”.

Më 5 korrik në spitalin e Kirurgjisë digjestive në Shkup e operojnë urgjentisht në abdomen dhe ja heqin mitrën përshkak se ka qenë e kalbur.

DONA NEDELKOVSKA

“Isha e frikësuar dhe vetëm lutesha t’ja dal edhe një ditë. Thosha se nesër do të jetë më mirë. Ndoshta do ta dinë mjekët se çfarë kam. Pasi që kaluan shumë ditë, 4 ditë janë shumë për simptoma të tilla. E pash se duhet shpejtë të ndërrmiret diçka. Thjeshtë gjatë gjithë kohës kaloja me frikë dhe stres. Me të vërtetë është tmerruese.

Dona gjatë gjithë kohës mendonte për djalin e saj me frikë dhe ankth që asnjëherë nuk do ta përqafojë.

Kur mendoja për fosnjën ndihesha shumë keq. Dhe ajo lidhja natyrale që bëhet me foshnjën që menjëherë të jetë me nënën, këtë nuk e përjetova. Thjeshtë nuk isha në gjendje. Isha me infuzione. Foshnja ishte larg meje. Kur isha e shtrirë në Shkup vet isha. Kur më lëshuan një javë pas operacionit në Shkup. Do të thotë pas 12 ditëve e pash për herë të parë.

Gazetarja: Si ishte ai moment?

Ishte shumë moment emotiv. Por fatkeqësisht edhe atëherë nuk mundesha ta kap pasi që isha e operuar. Shumë gjëra që duheshin të jenë pozitive dolën krejtësisht ndryshe. Por gjithsesi jam faleminderuese që në Shkup arritën të më shpëtonin

Mjekja Olgica Sotirovska ka bërë operacionin. Sipas saj ajo nuk ka ardhur asnjëherë ta vizitoj. Ne e kontaktuam mjeken Olgica Sotirovska disa ditë me radhë por ajo nuk iu përgjigj telefoatave. Ndërsa për rastin e Donës kërkuam qëndrim zyrtar nga Klinika e gjinekologjisë në Tetovë po prej aty na thanë se nuk kanë koment.

Unë pasi që isha pa vetëdije. Kishte shumë personal mjekësor. Të gjithë vinin të më shohin motra dhe mjek kujdestarë, përveç mjekës që më operoi, me atë komunikonim me sms porosi.

I takuam edhe prindërit e saj të cilët janë ende të trishtuar.

BABAI I DONËS

“Fillova të lajmërohet ta shoh se çfarë është puna. Lindja normale e di se si duket. Na kapi paniku e pamë që diçka nuk është në rregull.

NËNA E DONËS  

“E tmerrshme Dona brenda, unë jashtë. E tmerrshme. Zoti askënd mos e sprovoftë. Ajde me gjyshen thuaj çao. Bye. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia