close
Top LajmeVendi

(VIDEO) VAZHDOJNË KONSULTIMET NË GODINËN E QEVERISË

Screenshot_1

Pas dështimit për marrjen e datës së Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave, Kryeministri Zoran Zaev është kthyer nga Brukseli dhe janë duke u bërë konsultimet e brendshme në disa nivele të Qeverisë.

Në godinën e Qeverisë ka arritur zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, por nga burime të afërta me LSDM-në për Klan Macedonia thonë që nuk është e sigurtë që kryeministri Zoran Zaev do të deponojë dorëheqje.

Pritet të shihet se si do të jetë lëvizja e qeverisë ndërsa nga ana tjetër presidenti Stevo Pendarovski ka thirrur takim të dielën në ora 17, me faktorin politik në Maqedoni.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia