close
Top LajmeVendi

(VIDEO) ZAEVI IA DORËZOI LSDM-në KOVAÇEVSKIT

zzk

Në selinë e LSDM-së është mbajtur pranim-dorëzimi I funksionit Kryetar i partisë. Ish-Kryetari Zoran Zaev, Kryetarit të ri të zgjedhur socialdemokrat, Dimitar Kovaçevskit ia ka uruar fitoren në zgjedhjet brendapartiake duke I dëshiruar mandat të suksesshëm.

“Të dëshiroj fat, e ke mençurinë, ta ruash këtë parti më të madhe shtetformuese, ta kultivosh socialdemokracinë, të kujdesesh për unitetin dhe t`i ruash lirinë dhe demokracinë në vendin tonë dhe në parti. Të dëshiroj mandat të suksesshëm, të zgjedhësh udhëheqësi të mençur të cilën ne do ta ndjekim. LSDM-ja është shtylla e shtetformimit” – I ka thënë Zaevi Kovaçevskit.

Kryetari Kovaçevski ka falënderuar ish-lideri Zaev për kontributin e tij në LSDM, por edhe në Qeveri, periudhë në të cilën vendi u bë anëtare e NATO-s dhe arriti suksese historike.

“Të falënderoj për vendimet e mençura që i miratove për partinë, por edhe për vendin, falë së cilëve vendi sot është anëtare e NATO-s dhe jemi në prag të nisjes së negociatave me BE-në. Të falënderoj që je duke lënë në trashëgimi një parti që ka potencial më të madh kadrovik” – ka thënë Kovaçevski./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia