close
Të ndryshmeTop LajmeVendi

(VIDEO)30 MIJË DENARË FATURA, TRE MUAJ PA ENERGJI ELEKTRIKE

Screenshot_53

EVN NUK PO GJEN ZGJIDHJE PËR DY RRUGË NË STUDENIÇAN


Vazhdojnë problemet me ndërprerjen e rrymës elektrike nëpër vendbanime të ndryshme të Shkupit. Probleme shfaqen edhe në Komunën e Studeniçanit. Banorët ankohen se nuk kanë rrymë dhe se u janë shkaktuar dëme të mëdha.

Edhe pse shuma maramendëse për kushte Ballkani për energji elektrike, tanimë një muaj nuk mund t`i shfrytëzojë shërbimet për të cilat paguan.

“Ja rryma sa më ka ardhur 30 mijë denarë, këtë muaj 10 mijë denarë. Ankohemi nuk na marrin në dorë, askush as drejtori, as kërkush..”


“Që 1 muaj skemi rrymë, frigoriferët na janë prishur, aparatet e tjerë na janë prishur, jemi krejt me ngrohje qendrore”

 

Patjetër trafostacioni me u ndërruar, me u marr masa ndaj saj, ne kemi qenë i kemi dhënë nënshkrimet. Ku kemi mbrri nuk e  dimë ende.

 “Që 1 muaj skemi rrymë, frigoriferët na janë prishur, aparatet e tjerë na janë prishur, jemi krejt me ngrohje qendrore”

 

Ky trafostacion sipas banorëve, është për 200 shtëpi, e sipas banorëve, në këtë trafostacion janë të lidhur rreth 700 shtëpi. Ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga Komuna.
Komuna iu ka thënë që të nënshkruajnë peticion, e më pas do të këkrohet zgjidhje nga EVN.
Banorët kanë nënshkruar peticionin dhe e kanë dërguar në komunë.

Por se ka ardhur një kërkesë e tillë, e mohojnë nga komuna transmeton KlanM.

 

KOMUNA STUDENIÇAN

“Në Komunën e Studeniçanit nuk është dorëzuar asnjë peticion i këtillë, sipas informacioneve tona i njëjti është dorëzuar në EVN nga ana e qytetarëve. Edhe pse Komuna e Studeniçanit nuk ka kompetenca ligjore në çështjen e lartpërmendur por nëpunësit e komunës janë në kontakt të vazhdueshëm me EVN për dalje nga kjo situatë, gjithashtu jemi angazhuar vullnetarisht që të ndërmjetësojmë në mes qytetarëve nëpër pronat e të cilëve duhet të lëshohet një linjë e re e rrjetit dhe kompanisë EVN.

 

Kërkuam përgjigje edhe nga EVN. Ata konfirmojnë se ka mbingarkesë, por thonë se edhe ka kyçje ilegale.

EVN

“Në fshatin Studeniçan, defektet ndodhin si rezultat i mbinkarkimit të rrjetit nga ana e banorëve të cilët ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar shfrytëzojnë energji elektrike. Përderisa banorët nuk lejojnë që të punohet, këta defekte do të përsëriten. Këto defekte në të ardhmen mund të shkaktojnë jo vetëm dëm material por edhe rrezikim të jetës së banorëve e mundur që të shkaktohet dëm edhe më i madh, i cili përveç material, mund të jetë i rrezikshëm edhe për jetën e banorëve”.

Edhe nga Komuna e Studeniçanit edhe nga EVN, u shprehën që po punojnë në zgjidhjen e problemit më tranfostacionin, dhe se po bëjnë rikonstruimin dhe modernizimin e rrjetit distributiv të fshatit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia