close
Top LajmeVendi

(VIDEO)35 VJEÇARI LA DY JETIMË, TRENI MERR EDHE NJË JETË NË RRAMANLI

Screenshot_17

INSTITUCIONET PARALAJMËROJNË AKSION NË 2022, DERI ATËHERË: TË KENI KUJDES


Në këta binarë edhe një person e humbi jetën.
EKREM JASHARI VËLLAI I VIKTIMËS
“Dy vajza i ka dhe nusen thotë vëllai i viktimës për KlanM. Në çfarë moshe i la fëmijët? Vajzën e vogël e ka tetë muaj. Vajzën e madhe tre vjet e gjysmë”.
Tridhjetepesë vjeçari, Sabedin Jashari nga Llopati i Kumanovës, ishte nisur për tek miqtë, e në shtëpi u kthye me ndihmë të shpejtë, ku edhe pas 4 ditëve ndërroi jetë.
EKREM JASHARI
“Kemi dy motra në fshatin Ramanli që kalojmë çdo ditë në këtë rrugë. Ndodhi kjo fatkeqësi. Njerzit e fshatit që kanë qenë aty e kanë marrë dhe e kanë dërguar në urgjencë. Ka qëndruar katër ditë në spital, tre ditë ishte në shtëpi dhe pastaj ndërroi jetë.

Ky vend, ka qenë pika e kobshme për më shumë se 20 persona. Në vitin e kaluar, tre persona të një familjeje humbën jetën. E sot, dy banorët e parë që i takuam në Rramali, kishin humbur nga një familjarë.
BANOR
“Po më ka ndodhur djali i vëllaut tim ka vdekur, ka qenë 6 vjeçar. Ai e kishte kaluar rrugën dhe kur ka dashur të kthehet prapa, shkalla e trenit e ka kap dhe e ka gjuajtur 30 metra dhe e ka mbyt në vend.

BANOR
“ Unë jam bërë me trauma. E keni humur një familijar? Po ajo ka qenë para shumë viteve. E kam humbur vëllaun”.

Frika më e madhe është për fëmijët të cilët kalojnë për çdo ditë.

Kërkesa e banorëve të këtij fshati është shumë e thjeshtë dhe modeste, të vendoset një rampë dhe sinjalizimi i duhur.
KRYETAR I BASHKËSISË LOKALE
“Qysh në vitin 2019 kemi bërë kërkesë me petecion me nënshkrimet e banorëve të Ramanlisë. Kemi dërzuar në ndërrmarjen publike Hekurudhat e Maqedonisë. Por përgjigjja e tyre është ishte qëky sinjalizim që është për momentin i plotëson standardet europiane duke qenë i sigurtë për këmbësorët dhe kalimin e auomjeteve. Poashtu u përgjigjen se për shkaqet financiare nuk kanë mundësi për të na ndihmuar”raporton KlanM.

Edhe një premtim për zgjidhjen e këtij problemi erdhi nga Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë-Transporti. Hari Llokvenec thotë se projekti po përgatitet këtë vit, e në vitin e ardhshme do të rikunstruohen e gjithë sinjalistika, e përparësi do të kenë pikat si ajo në Rramali, ku ndodhin aksidente shumë shpesh.
HARI LLOKVENEC, DREJTOR I HEKURUDHAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT – TRANSPORTI

-Ramanlia është ndër pikat më kritike, ndërsa lista për vendet prioritare janë ende duke u shqyrtuar thotë drejtori i hekurudhave për KlanM.Jemi të vetëdijshëm se sa është i rëndësishëm rregullimi i sinjalizimit në Ramanli duke marrë parasysh frekuentimin e këtij kalimi. Projekti do të filloj me realizimin në vitin 2022.Në këtë vendkalimin që nga vitet e 80-ta kur janë hequr rampat, fillojnë edhe aksidentet e njëpasnjëshme. Banorët të vetme zgjidhje e shohin në vendosjen e rampave sa më shpejtë të jetë e mundur./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia