close
Screenshot_22

ZEKIRI: NGA KONCEPTI “NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË” NUK MUND TË HEQIM DORË

Në një periudhë prej vetëm tre viteve, tanimë ish kryetari i LSDM-së, ZoranZaev, një parti si LSDM-ja, e cila mbahej mend nga shqiptarët për ngjarjet e Gostivarit, Universitetit të Tetovës, Ladorishtit dhe Bit Pazarit, arriti ta transformojë në parti e cila ka vend për të gjitha përkatësitë etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Madje ai emëroi edhe nënkryetar shqiptar, e nuk ngurroi asnjëherë të flas hapur për tema që për maqedonasit ishin të ndjeshme, si ajo për përdorimin e gjuhës shqipe.
E pyetën ish nënkryetarin e partisë, se a ka kapacitet një lider partie që vjen pas ZoranZaevit, që të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi, të konceptit “Një shoqëri për të gjithë”.
MUHAMED ZEKIRI, LIDHJA SOCIAL DEMOKRATE
Z. Zaev ka vendosur standarde derisa ka udhëhequr me partinë, nga të cilat nuk mund të hiqet dorë, pavarësisht se kush do të vijë në krye të LSDM-së.
Z. Kovaçevski nuk është person i ngarkuar me bagazh nacionalist dhe që mund të mos i kuptoj gjërat. Është shumë pragmatik. Është person që do ta dëshmojë edhe vet, duke qenë në krye të partisë se do ta vazhdojë rrugën që e ka trasuar Z. Zaev.
E relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike, si një ndër të arriturat më të mëdha të tanimë ish Kryeministrit, ZoranZaev, e potencoi edhe ish nënkryetari i LSDM-së, MuhamedZekiri.
MUHAMED ZEKIRI, LIDHJA SOCIAL DEMOKRATE
Nëse flasim në aspekt gjeneral dhe themi që nuk është bërë asgjë, krejt ka mbetur njësoj siç ka qenë, unë vetëm do ta marr një shembull… A kemi relaksim të marrëdhënieve ndëretnike në këto vite derisa Z. Zaev është në krye të Qeverisë? Kemi!
A kemi rrahje mes të rinjve shqiptar, maqedonas dhe tensione ndëretnike? Nuk kemi!
A kemi aksione spektakolare policore nëpër vendbanime ekskluzivisht shqiptare, siç ka qenë traditë në kohën e Gruevskit? Nuk kemi!
Sipas Zekirit, në LSDM duhet të vazhdojë me emërimin e shqiptarëve në pozita të larta partiake, me qëllim që të ruhet koncepti i nisur nga Zaev. Ai e sheh si fakt pozitiv edhe ndryshimin në VMRO DPMNE që po vërehet edhe në paraqitjet e fundit të Mickoskit, i cili çdo ditë e më shumë po flet për një koncept ku ka vend për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësisë etnike.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia