close
Të ndryshmeTop LajmeVendi

(VIDEO)A KA PACIENTË ME VIRUSIN “OMICRON” NË KLINIKËN INFEKTIVE?

Screenshot_14

STEVANOVIQ: NUK KEMI DËRGUAR SKRINING PËR OMICRON


 

 Nuk ka pacientë të infektuar me virusin e ri “Omicron” në Klinikën Infektive në Shkup, thotë drejtorja e kësaj klinike Milena Stevanoviq. Deri më tani nuk kanë dërguar mostër nga ndonjë pacient i cili dyshohet të jetë i infektuar me llojin e ri të virusit. Stevanoviq thotë se kapacitetet e spitalit janë mbushur për 80 përqind dhe kryesisht pacientët janë prej moshës 25 deri 80 vjeçare.

MILENA STEVANOVIQ DREJTORE NË KLINIKËN INFEKTIVE – SHKUP

“Sipas pasqyrës klinike nuk shohim ndonjë ndryshim. Ne nuk dërgojmë shpesh mostra, por vetëm për pacientë të cilët janë më specifik. Deri tani nuk kemi dërguar skrining për Omicron por Instituti për shëndet publik dhe Akademia e shkencës marrin mostra dhe e vëzhgojnë situatën. Ne deri më tani nuk kemi pasur ndonjë pacient me pasqyrë klinike më ndryshe se ajo e zakonshmja. 

Stevanoviq si njëra nga anëtaret e Komisionit për sëmundje ngjitëse thotë se masa shtrenguese që duhet të vendoset është gjatë hyrjes dhe daljes në vend.

 

 MILENA STEVANOVIQ DREJTORESHË NË KLINIKËN INFEKTIVE NË SHKUP

“Nuk do të kishte qenë keq të jemi të kujdesshëm gjatë hyrjes në vendin tonë. Vaksinimi është më i rëndësishëm në këtë moment, hyrje për qytetarë të cilët janë të vaksinuar që në këtë mënyë qytetarët të lëvizin lirshëm ashtu si për të hyrë dhe për të dalë në shtetin tonë. Besoj se kjo do të mund të jetë një nga masat shtesë”.  

Ndryshe numri i pacientëve të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar, por ajo që shqetëson autoritetet shëndetësore janë festat e fundvitit. Apelojnë tek qytetarët që gjatë festimit të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat mbrojtëse./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia