close
Top LajmeVendi

(VIDEO)ASH: SITUATA ME PANDEMINË ËSHTË KEQMENAXHUAR

Screenshot_16

TATESHI: ASH PROPOZON MASA PËR EVITIMIN E VALËS SË PESTË


Aleanca për Shqiptarët,ka adresuar kritika në adresë të Qeverisë për keqmenaxhim të situatës me COVID-19. Nga kjo parti propozjnë zgjidhje që siç thonë, të evitohet mundësia që vendi të hyjë në valën e pestë të koronavirusit.

 

Aleanca për Shqiptarët, në një konferencë me gazetarët, ka shpalosur platformën e saj për zgjidhje të situatës me Covid19 në vend.

Bekim Tateshi, numëroi dështimet e qeverisë në aspektin e shëndetësisë, në theks të veçantë për zjarrin që ndodhi  në Spitalin Modular të Tetovës raporton KlanM.

 

Nuk u mbajt premtimi për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup, Spitalit Klinik në Shtip, spitalit të ri në Strugë, përfundimin e ndërtesë së re, më e vjetëruar në Kërçovë.

Tentimi për kamuflimin e këtyre dështimeve në ndërtimin e spitaleve modulare, joadekuate në trajtimin e këtyre pacientëve shkaktoi vdekjen e 14 pacientëve në zjarrin që u shkaktua në spitalin modular në Tetovë.

 

 

Aleanca për Shqiptarët për vitin 2022 në fushën e Shëndetësisë jep propozim-zgjidhje, edhe atë, monitorim I situatës epidemiologjike dhe evitim I futjes së shtetit në valën e pestë:

Shumë shkenctarë të fushës, pranverën e vitit 2022, e quajnë si periudhë corona off, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të pregaditur për paraqitjen eventuale të mutacioneve tjera.

Poashtu, duhet pasur kujdes edhe në rritjen e kampanjës për vaksinimin e popullatës, duke i angazhuar ekspertët e fushës, përfaqësues të shoqatave të antivakserëve, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare.

Edhe si propozim I tretë është, formimi I qendrave post-covid, ku në mënyrë multidiciplinale do të mjekoheshin pacientë me pasoja nga Covid 19.

 

Tateshi i dërgoi porosi ministrit të ri të Shëndetësisë, Bekim Sali, që në të ardhmen të organizojë takime dhe emisione të ndryshme, ku do të marrin pjesë specialistë të fushës, jo politikan, por specialistë të fushës të cilët qytetarëve do t’ua sqarojnë se çka janë vaksinat, çfarë detyre kanë në këtë situatë, normal që aty duhet të jenë edhe ato të shoqatës të anti-vakserve edhe ato duhet të japin mendimet e tyre. /KlanMacedonia/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia