close
Top LajmeVendi

(VIDEO)BOGOVINË: PROJEKTI 22 MILIONËSH SHKON POSHTË

Screenshot_11

BANORËT DUAN NDRYSHIMIN E LOKACIONIT PËR NDËRTIM, MINISTRIA NUK LEJON


Ndërtimi i një qendre për fëmijët me nevoja të vecanta në fshatin Kallnik të Komunës së Bogovinës, ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e banorëve të këtij vendbanimi. Ata thonë se lokacioni ku duhet të ndërtohet objekti është i papërshtatshëm.

I takuam në mes të fshatit. Pikërisht pranë vendin ku duhet të ndërtohet qendra ditore për fëmijë me nevoja të veçanta. Banorët e fshatit Kallnik të Bogovinës, janë kundër që kjo qendër të ndërtohet në lokacionin e paraparë, por jo edhe kundër që kjo qendër të ndërtohet në një lokacion tjetër në fshatin e tyre.

NEZIR SHERIFI, BANORË I FSHATIT KALLNIK
Nuk është vend i përshtatshëm thotë banori iketij fshatit për KlanMNuk jemi kundër atyre fëmijëve. Jemi fshat shumë social dhe human. Ne duam tu ndihmojmë atyre fëmijëve. Ne në familjet tona kemi asi fëmijë, por nuk është vendi i përshtatshëm. Ne duam ta transmetojmë një mesazh tek populli jonë të cilët i shohim nëpër portale që mendojmë se ne jemi kundër atyre fëmijëve. Ne kemi fëmijë të asaj kategorie! Ne jemi për ato fëmijë, mirëpo jo të luhet, të bëhet politike në kurriz të atyre fëmijëve.
Ne jemi të gatshëm të japim nga buxheti jonë, për tu ndërtuar ai objekt. Deri në 150 000 euro nga fshati jonë do të ndihmojmë që të bëhet ai objekt, por në lokacion tjetër.

 

Projekti i fituar nga Ministria e punës dhe politikës sociale, kap vlerën e 22 milion denarëve. Është në fazë përfundimtare, pasi që është zgjedhur edhe operatori që duhet ta ndërtojë. Por sipas gjitha gjasave, kjo nuk do të ndodhë. Kryetari i Komunës së Bogovinës, ka tentuar që të gjejë gjuhë të përbashkët me banorët, por nuk ia ka dalë transmeton KlanM.E nuk mundi ta bindë as pushtetin ekzekutiv për aneksimin e marrëveshjes dhe ndryshimin e lokacionit. Në këtë situatë, atij i mbeti vetëm një zgjidhje.

 

BESNIK EMSHIU, KRYETAR I KOMUNËS SË BOGOVINËS
Ne nga Ministria për punë dhe politikë sociale, kemi kërkuar që të dislokohet objekti, mirëpo ato nuk na mundësojnë këtë. Prandaj, ky projekt, në atë vend nuk mund të ndërtohet për shkak se banorët e fshatit Kallnik, nuk pajtohen që të ndërtohet aty.

Sipas banorëve, në Bogovinë ka mbi 50 fëmijë me nevoja të veçanta./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia