close
Top LajmeVendi

(VIDEO)QESET E PLASTIKËS:30 FABRIKA PARA MBYLLJES, 600 FAMILJE PA PUNË?!

Screenshot_25

PUNA ËSHTE ZVOGLUAR PËR 50%, LIGJI TË PROLONGOHET

Mbi 25 vite Igor Cvetkovski punon në fabrikën për prodhimin e qeseve në Shkup. Për çdo ditë në punë vjen me frikë pasi mund ta humb punën si katër kolegët e tij. Me rrogën e tij mirëmban familjen dhe dy fëmijët e tij.

IGOR CVETKOVSKI PUNËTOR NË FABRIKË 

“Deri tash kishte punë, por tash me ligjin e ri shumë më pak ka punë. Kam familje katëranëtarëshe të gjithë presin nga unë të ardhura”. 

Si Igori druajnë të humbin punën edhe 600 punëtor të fabrikave për prodhimin e qeseve në Maqedoni. Prodhimi dhe porosia e qeseve është ulur dukshëm e kjo ka bërë që një pjesë të punëtorëve t’i largojnë nga puna.

 MARJAN MONEVSKI DREJTOR NË FABRIKËN E QESEVE “PLASTEX”

“Ky muaj është katastrofal. Më së paku 50% ka ra fitimi, sigurisht edhe më shumë se kjo. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër përveç të largojmë persona nga puna. Edhe pse kjo është një tragjedi edhe mua si punëdhënës por edhe për punëtorët të cilët këtë e kanë burim të vetëm të ekzistencës. Nje pjesë e madhe e tyre janë punëtorë për shumë vite. Dhe mes veti jemi sikur një familje. 

Drejtori i fabrikës “Plastex” kërkon nga Ministria e Ekologjisë dhe Ekonomisë që ligji i përdorimit të qeseve të plastikës të prolongohet. Gjegjësisht fillimisht tu sigurohen këtyre fabrikave pasije adekuate për prodhimin e qeseve bio, dhe ulja e çmimeve të tyre nga 15 në 3 denarë.

 MARJAN MONEVSKI DREJTOR NË FABRIKËN E QESEVE “PLASTEX”

“Të prolongohet afati në mënyrë që të gjithë prodhuesit e qeseve të orientohen në prodhimin e qeseve biodegraduese. Por për këtë duhet kohë, se paku 3 vjet, pasi që duhet të posrositen maqina,  paisje duhet të instalohen maqinat, duhet njerëzit të trajnohen 

Të njëjtën kërkesë kanë edhe 30 fabrika tjera të Maqedonisë të cilat meren me prodhimin e qeseve plastike. Prodhuesit kërkojë që autoritetet shteërore të ulen në tavolinë dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët që këta 600 familje të vazhdojnë t’i mirëmbajnë familjet e tyre./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia