close
Top LajmeVendi

VIDEO)DIMITROVI NUK I BESON OSMANIT, GRUBI KA BESIM TË PLOTË NË MPJ

Screenshot_15

OSMANI: THIRRJE KOLEGËVE – TA MBAJMË NIVELIN E BESIMIT


Zv/Kryeministri Nikolla Dimitrov, i cili nuk u përzgjodh të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, thotë se për shkak të dallimeve rreth negociatave me Bullgarinë, për të heshtur i është ofruar të largohet si ambasador ku të dëshirojë. Dimitrov haptazi ka pranuar se nuk ka besim te shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe se në të ardhmen me vëmendje do t’i ndjekë negociatat me Sofjen dhe do të reagojë në qoftë se vjen në përfundimin se çështja shkon në drejtim të dëmshëm për interesat maqedonase. Artan Grubi nga BDI-ja deklaroi se ka besim të plotë te Osmani dhe se shpreson për zgjidhje me Bullgarinë në gjysmën e parë të këtij viti.

 

Me dyshime se negociatat me Bullgarinë zhvillohen në linjë të rrezikshme, Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili nuk është në listën e  kabinetit të ri qeveritar në Shkup, paralajmëron se edhe jashtë qeverisë në të ardhmen do të alarmojë në lidhje me hapat që mund të jenë të dëmshëm për identitetin kombëtar maqedonas.

NIKOLLA DIMITROV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Duhet të kem kujdes për procesin dhe nuk kam për qëllim të krijoj turbulence me qeverinë e ardhshme, por e kam obligim ndaj qytetarëve të ndez alarmin dhe të them se sipas meje ka arsye dhe nevojë për vëmendje të posaçme në lidhje me këtë çështje.”

Dimitrov në takimin e sotëm me gazetarë theksoi se në dy drejtime, në Shkup dhe në Bruksel ka pasur dallime të hapura në mes tij dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë së Zoran Zaev  në lidhje me Bullgarinë, kur ai ka refuzuar, siç theksoi, të kalohet “kufiri i caktuar dhe të largohet nga pozicioni”. Në pyetjen nëse shefi i diplomacisë Bujar Osmani  është njëri nga ata në të cilët nuk ka besim, ai e pohoi.

NIKOLA DIMITROV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

“Po, nuk kam besim të plotë te Ministri i Punëve të Jashtme, në raport me këtë çështje, duke e pasur parasysh përvojën time, koordinimet e brendshme dhe kontaktet me vendet anëtare të BE-së dhe me përfaqësuesit e institucioneve evropiane në Bruksel. Kam ndjesinë se atje ka “drive” për sukses me çdo kusht që mendoj se nuk është produktiv dhe është i rrezikshëm. Dhashtë Zoti të gaboj.”

Zv/Kryeministri Artan Grubi ka qëndrim krejtësisht të kundërt për bashkëpartiakun e tij.

ARTAN GRUBI, ZV/KRYEMINISTËR

“Unë kam besim të plotë te Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i cili me përgjegjësi të plotë e kryen punën e tij dhe me përgjegjësi vepron në drejtim të negociatave me Republikën e Bullgarisë dhe jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje në gjashtë muajt e parë të këtij viti.”

Përmes një postimi në Facebook, ka reaguar edhe Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani. Ai thotë se sikurse me Greqinë edhe në negociatat me Bullgarinë marrin pjesë diplomatë me përvojë shumëvjecare, duke u udhëhequr nga parimi që janë konstatuar në nivel të Qeverisë. Pozicionet e tij personale, sipas Osmanit janë në bashkërendim me ato shtetërore dhe si rezultat I kësaj është edhe vizita e Kryeministrit bullgar më 18 Janar në Shkup./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia