close
Top LajmeVendi

(VIDEO)I DIGJET SHTËPIA, FLEN NË VETURË “YUGO”-DJALI I TIJ ME AFTËSI TË KUFIZUARA I STREHUAR NË BODRUM  

Screenshot_20

Në këtë veturë natën po kalon Branko Cvetkovski nga Vollkova e Shkupit.

Ai fatmirësisht së bashku me djalin e tij shpëtuan nga zjarri që e kaploi shtëpinë, por nuk i mbeti asgjë, flakët i morën gjithçka.

BRANKO CVETKOVSKI 

“Nuk na dhanë asgjë nga komuna. Na thanë të presim por asgjë nuk ka ndihmuan. Nga secila anë fryen era. Këtu as qentë nuk jetojnë.  

Djali i tij Bojan me aftësi të kufizuara natën po e kalon në bodrumin e shtëpisë. Në çdo anë frynë erë.

Arbana: A të vjen ftoftë.

BojanCvetkovski

Po.

Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit Aleksandar Stojkovski kishte ardhur për ta vizituar familjen. Premtoi se do ta shqyrtoë mundësinë që djalin ta strehojë në internatin e shkollës.

DEKLARATË: ALEKSANDAR STOJKOSKI KRYETARI I KOMUNËS SË GJORGJE PETROVIT

“Ne si komunë mund tu ndihmojme me mjete financiare, ashtu sikur edhe u ndihmojmë të gjithë familjeve që janë raste sociale.  Poashtu jemi në kontakt me shkollën ku ndjek mësim djali i cili është me aftësi të kufizuara, dhe shqyrtojmë mundësinë së paku ta strehojmë djalin në internat”. 

E përderisa autoritetet kërkojnë zgjidhje, kjo familje dyanëtarëshe në temperatura enorme të ulëta po kalojnë natën në qiell të hapur./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia