close
SportTë ndryshme

(VIDEO)KF SHKËNDIJA STARTOI ME PËRGATITJET PËR SEZONIN PRANVEROR

images

NGA 12 DERI 28 JANAR DO TË PËRGATITEN NË ANTALIA


Kampioni në fuqi Ligën e Parë, Shkëndija nga  dita ë some nisi përgatitjet për sezonin pranveror. Ekipi   dëri më 11  janar  do të  punon në  Tetovë, ndërsa nga  12 deri  28 janar  do të  vazhdon punë  në  Antalia të Turqisë  ku edhe  do të  zhvillon katër ndeshje kontrolluese.  Honvedi i Hungarisë  ëshët kundërshtari i parë   gjatë përgatitjeve.

 

Kuqezinjtë sot kanë shënuar startin e përgatitjeve dimërore. Stafi teknik njoftuan futbollistët për planin e përgatitjeve dhe më pas bënë matjet fillestare,  ndërsa paralel me këtë skuadra do të koncentrohet në realizimin e plan-programit të hartuar për këtë fazë përgatitore.

EGZON BEJTULLAI- KAPITEN I KF SHKËNDIJA  

Po, ja edhe sot erdhi dita që filluam të përgatitemi për fillimin e kampionatit, për fazën e dytë të kampionatit. Paraprakisht nuk jemi të gjithë lojtarët, mendoj se edhe tjerët do vinë. Jemi në fazën e testimeve, duke i kryer këto 4 apo 5 ditë testimet, pastaj do fillojmë të stërvitemi t’i mbushim bateritë, në fillim këtu 5 ditë, pastaj do ikim në Antali dhe mendoj se na pret një punë shumë e madhe të cilën duhet të përgatitemi për pjesën e dytë të sezonit të kampionatit”.

 

Shkëndija  pjesën vjeshtore  e përfundoi në pozitën e tretë  më  34  pikë  apo tetë pikë më pakë se  Shkupi, por  kapiteni Egzon Bejtullai është optimist  se kuqezit akoma  mund të luftojnë për vendin e parë.

EGZON BEJTULLAI- KAPITEN I KF SHKËNDIJA  

“Normalisht se Shkëndija asnjëherë nuk dorzohet për titullin kampion dhe do luftojmë deri në fund, deri sa t’ia arrijmë qëllimit tonë”.

 

Sa  i përket lëvizjeve   deri më tani  ekipin janë bashkjangjitur Mihael Manevski dhe braziliani  Andrea Mensa, ndërsa janë larguar Armend Alimi  dhe Rubin Hebaj./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia