close
Top LajmeVendi

(VIDEO)KLAN DEBAT: ANALISTËT – SHUMICË STABILE NË SITUATË TURBULENTE

Screenshot_42

“QEVERIA E RE TË NIS T`I BËJË DETYRAT E SHTËPISË”


Analistët politik në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat vlersuan se shumica është stabile por do të veproj në situatë turbulente.

Koalicioni qeverisës është stabil por për shkak të presionit nga opozitarja VMRO-DPMNE  do të veprojë në situata turbulente. Në këtë mënyrë, në Klan Debat, I vlerëson sfidat e Qeverisë së re, analisti dhe ish-Deputeti Ismet Ramadani.

ISMET RAMADANI-ANALIST POLITIK

“Si koalicion është stabil por një koalicion stabil në një ambient jo stabil, turbulent me shumë propagandë e ka vështirë edhe pse do ketë përkrahje amerikano-europiane, por VMRO-DPMNE në organzimin e propagandës bajagi e kanë specializuar. A e shihni sot dje ato dalin , duan mbledhje të parlamentit për pyetje të deputetve, ata e dinë se kjo punë nuk ka kuptim  por është pjesë e një propaganda agresive të ju bëjnë pyetje ministrave në dorëheqje.”

Analisti Sefer Selimi vlerëson se thotë ky koalicion qeverisës ka shansin që të transmetojë besimin e idesë në BE tek qytetarët, në të kundërtën, sic thotë ai, mund të krijohen alternativa që nuk do të donim t`i mendojmë .

SEFER SELIMI-ANALIST POLITIK

“Nëse kjo qeveri do të ketë një shans për të vazhduar mandatin deri në fund dhe te pasë shance reale për të fituar apo  për të qenë afër konkurentit duhet të përvesh krahët dhe të bëj punët brenda në shtëpi. Përveç që kjo qeveri ka interesin e vetë për të qëndruar në koalicion në shtet do të bie edhe përgjëgjësia e mbajtjes mbyllur alternativës që ne nuk duam të bisedojmë.”

Analistët në Klan Debat duke komentuar mundësinë që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare vlerësojnë se Marrëveshja eventuale me Bullgarinë mund të ndikojë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Por, sipas analistit Selimi asnjëra nga partitë në koalicion nuk ka kushte të volitshme për t`i hyrë garës dhe do të investojnë të mos ketë zgjedhje deri  në vitin 2024./

KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia