close
Top LajmeVendi

(VIDEO)KLAN DEBAT: BYTYQI – KOVAÇEVSKI S`DO TË JETË HIJA E ZAEVIT

Screenshot_27

“NJË SHOQËRI PËR TË GJITHË” VIJON EDHE ME KOVAÇEVSKIN

 

Në Klan Debat, Nënkryetari I LSDM-së, Fatmir Bytyqi, ka shprehur bindjen se LSDM-ja do të vazhdojë rrugën e saj drejt konceptit “Një Shoqëri për të gjithë” pavarësisht se në krye të partisë erdhi Dimitar Kovacevski.

Nënkryetari I LSDM-së, Fatmir Bytyqi, duke komentuar zgjedhjen e liderit të ri socilademokrat, në Klan Debat, shprehu bindjen se Dimitar Kovaçevski do të jetë i pavarur në vendimmarrjet brendapartiake dhe gjatë udhëheqjes së partisë. Sipas Bytyqit, Kovaçevski nuk do të jetë hija e Zaevit.

FATMIR BYTYQI – NËNKRYETAR I LSDM-së

“Zaev do të lejoj që ai të veproj i pavarur dhe pa ndikime dhe kjo do të bëj që partia t`i kthehet vendit që ai e meriton. Nuk duhet të harrojmë se LSDM është bartëse e koalicionit qeveritar dhe para ka një sfidë  prej dy vite e gjysmë ku do i paraprin shtetit në sfidat që gjenden atë të pandemisë, energjetike, ekonomike. “

Nënkryetari socialdemokrat, Fatmir Bytyqi, nuk ka dilema se edhe me Kovaçevskin në krye, LSDM-ja do ta vazhdojë konceptin “Një shoqëri për të gjithë”.

“Mendoj që ka ardhur koha që nuk duhet të jemi të preokupuar se kush ku do jetë, gjithsecili duhet të ketë rol të caktuar dhe duhet të veproj në bazë të atij roli. Ndoshta dikush mund të mendoj se a do të jenë këto pasi erdh Kovacevski”.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia