close
Top LajmeVendi

(VIDEO)KLAN DEBAT: QEVERI E RE OSE ZGJEDHJE TË REJA

Screenshot_5

TRAJANOV, MUCUNSKI DHE MILEVSKI ME SUGJERIME TË NDRYSHME

Tre politikanë, mysafirë në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me formimin e kabinetit të ri qeveritar ose zgjedhjet eventuale të reja parlamentare. Derisa Pavle Trajanov konsideron se është mirë të formohet koalicion i gjërë parlamentar, në mënyrë që shpërndahet përgjegjësia në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, Goran Milevski shpreh bindjen se ajo do të ishte joefikase, sipas shembullit të Qeverisë së Përzhinës. Timço Mucunski nga opozitarja VMRO-DPMNE insiston për Qeveri të re me legjitimitet të fituar në zgjedhje të reja parlamentare.

Në vend të organizimit të zgjedhjeve të reja, në momentin kur vendi është përballë vendimit kyç për zgjidhjen e kontestit më Bullgarinë, lideri i Lidhjes Demokratike, nga koalicioni qeveritar, Pavle Trajanov, propozon marrjen e përgjegjësisë që të përfshihet edhe opozita.

PAVLE TRAJANOV, LIDHJA DEMOKRATIKE

“Unë do të sugjeroja të formohet një koalicion i gjërë qeveritar sepse objektivisht çështja e lidhur me eurointegrimet vazhdon të mbetet e hapur. Do të ishte mirë kur ka çështje të këtilla strategjike përgjegjësinë ta mbajnë të gjitha partitë politike.”

Për Timço Mucunskin, deri para pak kohësh deputet i opozitares VMRO-DPMNE, tani kryetar komune, koalicioni i gjërë qeveritar është opsion i parealizueshëm.

TIMÇO MUCUNSKI, VMRO-DPMNE

“Kur ia bashkangjitni faktin se qytetarët votuan se qevrisja e LSDM-së nuk ka legjitimitet, në zgjedhjet lokale, dhe fakti se LSDM-ja në këtë moment përpiqet të formojë shumicë të re parlamentare me përcaktime të ndryshme politike, nga ata të cilët morën, kushtimisht e thënë, mbështetje në korrik të vitit të kaluar, bëhet absolutisht e qartë se Maqedonia ka nevojë për zgjedhje të reja parlamentare.”

Goran Milevski nga Partia Liberal-Demokratike nga koalicioni qeveritar është kundër koalicionit të gjërë qeveritar, duke gjykuar sipas joefikasitetot të Qeverisë së Përzhinës, siç theksoi në Klan Debatin e mbrëmshëm, ndërsa për zgjedhje të jashtëzakonshme sugjeron.

GORAN MILEVSKI, PARTIA LIBERAL-DEMOKRATIKE

“Në qoftë se kjo qeveri nuk ka kapacitet të zgjidhë ndonjë çështje të rëndësisë kyçe kjo do të jetë e logjikshme. Megjithatë nuk e di si opozita do ta zgjidhë kontestin me Bullgarinë. Deri dje kemi dëgjuar se Zaev përgatitet që të tradhëtojë , se ajo marrëveshje do të jetë e pavlefshme, opozita nuk do ta pranojë. Tani kur nuk ka marrëveshje, pse nuk ka marrëveshje!”

Milevski është optimist se kontesti me Bullgarinë ka gjasa të zgjidhet shpejt, ndërsa Mucunski thotë se në negociata nuk duhet të hiqet dorë nga Deklarata e miratuar në Kuvendin tonë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia