close
Rajoni

(VIDEO)KOSOVË: AKSION POLICOR – DHJETË TË ARRESTUAR

Screenshot_17

ARRESTOHET ISH-KRYETARI I KOMUNËS SË SHTËRPCËS


 

Dhjetë persona janë arrestuar përfshirë edhe ish kryetarin e komunës së Shtërpcës gjatë një aksioni të madh të Policisë së Kosovës.

Aksioni që është udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Këto ndërtime po dyshohet se janë kryer me veprat penale si dhenie dhe marrie ryshfeti por edhe keqperdorim të detyrës zyrtare.

Porkuroria Themelore e Ferizajt deri më tash nuk ka dhënë detaje ndërsa i vetmi njoftim që kanë dhënë është se “të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Policia e Kosovës pas bastisjeve ka konfiskuar edhe dy vetura, të cilat sipas banorëve janë të ish kryetarit të Shtërpcës Bratislav Nikoliq.

Të arrestuar janë edhe ish drejtori i kadastrës në këtë komunë si dhe disa zyrtarë të tjerë komunal e pronarë biznesesh./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia