close
Rajoni

(VIDEO)KOSOVË: SYNOHET RRITJA E NUMRIT TË GRAVE NË SEKTORIN E SIGURISË

vjosa-3

 

NË KËTË SEKTOR 89% MESHKUJ, 11% GRA


Në Kosovë po shtohen përpjekjet për të rritur përfaqësimin e grave në sektorin e sigurisë. Aktualisht përfaqësimi I tyre lë shumë për të dëshiruar.

Nga 6 policë që po shihen në këtë pamje vetëm dy janë femra, edhe në këtë pamjen tjetër janë vetëm dy femra police.
Kjo për faktin se numri i grave në institucionet e sigurisë vazhdon të jetë i ulët.

Vetëm 15 për qind e të punësuarve në polici janë gra, ndërsa në Forcën e Sigurisë së Kosovës burrat dominojnë me 89%, ndërsa gra janë vetëm 11%.
Përmes agjencës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Planin e Veprimit 2021-2023 synohet rritja e numrit të grave në sektorin e sigurisë.

SAMEDIN MEHMETI- DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË KOSOVËS

Më shumë gra në këtë sektor ka kërkuar presidentja Osmani.


ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Policia e Kosovës ka synim të rris numrin e grave në këtë sektor në dy vitet e ardhshme./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia