close
Top LajmeVendi

(VIDEO)KOVAÇEVSKI MORI MANDATIN NGA PRESIDENTI PENDAROVSKI

Screenshot_48

“JEMI SHTETI I VOGËL, NUK DUHET TË JEMI TË PËRÇARË”


Formimi i Qeverisë Kovaçevski po shkon sipas planit. Ashtu siç ishte e paralajmëruar, sot ai e morri mandatin nga Presidenti, Stevo Pendarovski.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I RMV-së

Në bazë të nenit 84, paragrafi 1, alineja e parë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në bazë të kumtesës nga LSDM për mandatar, e cila është e përkrahur nga partitë politike që janë pjesë e koalicionit, që së bashku e kanë shumicën në Kuvend në bazë të Kushtetutës, për mandatar për formimin e Qeverisë e përcaktoj, zotin Dimitar Kovaçevski, Kryetar të Lidhjes social-demokrate.

E Kovaçevski është i vetëdijshëm për sfidat që e presin në detyrën e re transmeton KlanM.Ai tha se po jetojmë në një kohë të krizave dhe të pasigurisë, por beson se Qeveria e tij në fund do ia dalë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, MANDATAR
“Do të angazhohem personalisht që ta kthejmë besimin në politikën dhe institucionet. E kemi patjetër që së bashku të ndërtojmë institucione dhe shoqëri të drejtë, nëse duam të na besojnë ata që ne u shërbejmë. Qeveria e re do ti definojë qartë prioritetet. Çdo minutë kjo Qeveri duhet t’ia dedikojë problemeve kyçe me të cilët ballafaqohen qytetarët tanë. Për problemet për të cilat çdo ditë flasin dhe i mundojnë, e kjo është pasiguria ekonomike dhe standardi jetësor. Paralajmëroj fokus të fuqishëm në zhvillimin ekonomik të shtetit dhe ndihmë financiare për familjet.”

Kovaçevski dërgoi mesazh edhe për opozitën dhe për të gjithë pjesëmarrësit në debatin publik. Tha se një shtet i vogël si Maqedonia e Veriut, nuk guxon të lejojë përçarje për shkak të bindjeve politike dhe zënka pa fund. Sipas tij, përçarjet dhe zënkat i bëjnë vetëm dëm zhvillimit./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia