close
Top LajmeVendi

(VIDEO)KUVEND: DORËZOHET PROGRAMI DHE PËRBËRJA E QEVERISË SË RE

Screenshot_2

KOVAÇEVSKI: BALLAFAQIMI ME KRIZËN ENERGJETIKE- PRIORITET KYÇ


 

Ballafaqimi me krizën energjetike, ruajtja e standardit të qytetarëve dhe realizimi I projekteve të mëdha infrastrukturore janë tre prioritetet e programit të ri qeveritar, të cilin mandatari Dimitar Kovaçevski e dorëzoi edhe zyrtarisht në Kuvend. Bashkë me të në Kuvend u dorëzuan edhe propozimet për përbërjen e Qeverisë së re, pas çka vijon caktimi I seancës nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ku deputetët do ta votojnë Qeverinë e re.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI, MANDATAR PËR KRYEMINISTËR

“ Prioritet i parë dhe thelbësor është ballafaqimi me krizën energjetike e cila e prek gjithë Evropën dhe ndjehet edhe në Maqedoninë e Veriut. Prioriteti i dytë është ruajtja e standardit jetësor të qytetarëve dhe kompanive për shkak të krizës ekonomike që vjen shkaku i krizës energjetike. Prioriteti i tretë është arritja e qëllimeve lidhur me projektet e mëdha infrastrukturore të cilët tashmë janë miratuar në buxhetin për vitin 2022” 

 

Kovaçevksi tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbetet qëllim strategjik edhe i kësaj Qeverie.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI, MANDATAR PËR KRYEMINISTËR

“Bashkimi Evropian është qëllimi ynë strategjik dhe ne meritojmë hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, që është rezultat i katër raporteve pozitive të njëpasnjëshme nga Komisioni Evropian. Ballkani i Hapur gjithashtu është përfshirë në Programin e Qeverisë, sepse besoj që bashkëpunimi rajonal i bazuar në vlera evropiane dhe bazohet në 4 liritë e Bashkimit Evropian duhet të përfaqësohet dhe ne do të vazhdojmë në atë drejtim”

 

Duke u përgjigjur ndaj pyetjes së gazetarëve se përse ka vendosur që në kabinetin e tij, të mbajë disa ministra të vjetër, Kovaçevski tha se ata kanë treguar performanca të mira në punën e tyre të deritanishme./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia