close
Top LajmeVendi

(VIDEO)KUVEND: KONSTATOHET DORËHEQJA E KRYEMINISTRIT ZAEV

Собрание-седница-1

FILLOJNË AFATET PËR ZGJEDHJEN E QEVERISË SË RE


 

Konstatohet dorëheqja e Kryeministrit Zoran Zaev, bashkë me të në dorëheqje është edhe e gjithë Qeveria, e cila do të kryejë funksionet teknikisht deri në formimin e Qeverisë së re. Dorëheqja u konstatua në fillim të seancës për pyetje deputetësh e cila më pas u anulua për shkak se kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se deri më tani nuk ka ndodhur që t’I parashtrohet pyetje një qeverie që është në dorëheqje.

 

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMETAR

“Qeveria është në dorëheqje, rrjedhin afatet kushtetuese për zgjedhje të Qeverisë së re”

 

Ndërsa koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, tha se kjo përbërje qeveritare për 17 muaj, vetëm 8 herë u është përgjigjur deputetëve. Opozitarja VMRO-DPMNE akuzon pushtetin për ikje nga përgjegjësia.

 

NIKOLLA MICESKI – VMRO – DPMNE

“Sot Qeveria përsëri iki nga përgjegjësia dhe dëshiron t’i shmanget ballafaqimit me problemet që i tangojnë qytetarët. Duan të ikin nga skandalet dhe aferat për të cilat u bënë rekorderë. Edhe pse qeveria është në dorëheqje, sipas kushtetutës nuk ka asnjë pengesë që të mbahet seancë për pyetje deputetësh dhe funksionerët qeveritarë t’u japin përgjigje deputetëve.”

 

Pas konstatimit të dorëheqjes, nga partitë opozitare kanë theksuar se Zaev do të mbahet mend vetëm për dështime, nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kjo dorëheqje është e vonuar.

 

DAFINA STOJANOVSKA, VMRO – DPMNE

“Për shkak të Zaevit, Maqedonia merr shantazhe të reja dhe bllokada. Zoran Zaev është kryeministri që hapi shumë çështje, por nuk mbylli asnjërën. Sistemi gjyqësor u bë peng i pushtetit. ”

 

ILIRE DAUTI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Dorëheqja e zotëri Zoran Zaevit, pa dyshim që është e vonuar, madje edhe në këtë moment dëshmon që Zaev dha dorëheqje kur ai personalisht nuk i kishte punët mirë, dhe jo atëherë kur qytetarët dhe shteti nuk I kanë punët mirë.”

 

Qeveria në dorëheqje teknikisht mbetet në detyrë deri në formimin e përbërjes së re. Vijon afati për formimin e Qeverisë së re, gjegjësisht Presidenti brenda 10 ditëve do të duhet t’ja besojë mandatin partisë gjegjësisht partive që kanë shumicë. Mandatari ka afat 20 ditë që në Kuvend të dorëzojë programin dhe përbërjen e Qeverisë, ndërsa 15 ditë më vonë, caktohet seanca për zgjedhjen e Qeverisë. Diskutimi zgjat dy ditë dhe sipas paralajmërimeve pritet Qeveria e re të formohet nga mesi i muajit janar./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia