close
Top LajmeVendi

(VIDEO)LËVIZJA PËR MËSIM ONLINE: GJYSMËVJETORI I DYTË TË ZHVILLOHET NGA DISTANCA

Screenshot_14

GLIGOROVA: NUK JANË RESPEKTUAR PROTOKOLLET SHËNDETËSORE NË GJYSMË VJETORIN E PARË


Lëvizja Mbështetje për mësim online kërkon që gjysmë vjetori i dytë i procesit mësimor të zhvillohet online, duke pasur parasysh rritjen e rasteve të reja me korona virus ditëve të fundit në vend. Ana Gligorova nga kjo lëvizje, në pres konferencën e sotme të mbajtur me këtë rast para Qeverisë, i drejtoi apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të pranojnë kërkesën e tyre, të cilën, siç u shpreh ajo, do ta dërgojnë edhe në formë të shkruar në institucionet përkatëse raporton KlanM.

 

ANA GLIGOROVA, LËVIZJA “MBËSHTETJE PËR MËSIM ONLINE”

“Vlerësojmë se nëpër klasa deri më tani nuk u janë përmbajtur protokolleve në gjysmë vjetorin e dytë. Fëmijët infektoheshin në nëntor, edhe pse ajo fshihej. Një pjesë e fëmijëve, të cilët ishin online sipas ligjit, ishin të ekspozuar ndaj mobingut nga ana e mësimdhënësve të caktuar, ndërsa pjesa më e madhe e mësimdhënësve ishin korrekt dhe nuk ishin as të kyçur. Pra, bëhet fjalë për numër shumë të madh të rasteve, të cilët dëshirojnë mësim online në gjysmë vjetorin  e parë për shkak të rrezikut shëndetësor në Maqedoni”.

Ajo më tej ka shtuar se, sipas pediatërve dhe pulmologëve të caktuar ky virus, mund të shkaktojë probleme serioze edhe te fëmijët transmeton KlanM.Për këtë, ata vlerësojnë se është e domosdoshme që gjysmë vjetori i dytë të fillojë me mësim nga distanca dhe jo të prolongohet.

ANA GLIGOROVA, LËVIZJA “MBËSHTETJE PËR MËSIM ONLINE”  

“Ne nuk jemi të aftë të kemi mësim të kombinuar, nuk jemi të aftë as me prezencë fizike, sepse fëmijët me një klasë 30-40 m2, janë të ngjeshur në 15-20 cm, do të thotë ato e transmetojnë virusin shumë shpejtë. I hedhim në zjarr jo vetëm fëmijët, i hedhim në zjarr edhe prindërit, gjyshërit e tyre, gjithë familjet. Në këtë moment ndodh kjo, në pushim, imagjinoni kur të fillojnë me shkollë”.  

Pas festave të fundvitit, numri i rasteve të reja me korona virus është rritur ndjeshëm, duke regjistruar mbi 1000 raste në ditë, ndërsa janë paraqitur edhe disa raste me llojin e ri të këtij virusi, Omicron. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia