close
Top LajmeVendi

(VIDEO)LIDHJA E ODAVE EKONOMIKE NUK PAJTOHET ME RRITJEN E PAGËS MINIMALE

Screenshot_21

GROZDANOV: RRITJА E PAGËS MINIMALE, MOTIVE POLITIKE DHE POPULISTE


Lidhja e Odave Ekonomike kundërshton rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë duke e quajtur për populiste dhe për motive politike. Sipas tyre kjo rritje mund të ndikojë në destabilizimin e tregut.

Lidhja e Odave Ekonomike nuk pajtohet me planin qeveritar për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë. Ata kanë paralajmëruar për efektet negative, siç thanë, nga vendimi politik dhe populist që kjo rritje mund të ndikojë në destabilizimin e tregut edhe ashtu jofunksional të punës.

BLLAGOJA GROZDANOV– LIDHJA E ODAVE EKONOMIKE

Rritja e pagës minimale në këtë mënyrë nuk është një përgjigje ndaj inflacionit, por i hedh benzinë zjarrit. Paga minimale çdo muaj mars rregullohet me një të tretën me rritjen e pagës mesatare të paguar, një të tretën me indeksin e kostos së jetesës dhe një të tretën me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto. Para dy vitesh kishte një “bypass politik”, rritje të pagës minimale në 14.500 denarë dhe kjo e uli produktivitetin edhe ashtu të ulët.

Nga Lidhja e Odave Ekonomike rekomandojnë që qeveria të jetë e sinqertë në synimet e saj për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët, dhe të zbatojë  masë që do të ulë normat e kontributeve që janë në nivel jashtëzakonishtë të lartë në vendin tonë.

ALEKSANDRA ANDREVA – LIDHJA E ODAVE EKONOMIKE

Në vendin tonë, norma efektive e kontributeve të pagës bruto është rreth 33 për qind, ndërsa për krahasim në Gjermani është 27 për qind, Bullgari 19 për qind, Slloveni 18 për qind, Kroaci 17 për qind. Ky dallim është vërtet më i madh kur krahasohet me cilësinë e shërbimeve të marra nga fondet shtetërore të pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore.

Me pagë minimale prej 18.000 denarë, kostoja totale për punëdhënësit, përfshirë tatimin në të ardhura personale dhe kontributet është rreth 27.000 denarë, për rreth 50 për qind më shumë se paga neto thonë nga kjo dhomë duke theksuar se vendet  e rajonit,si  Mali i Zi tashmë ka paralajmëruar reformën tatimore në fushën e uljes së kontributeve në paga./KlanMacedonia.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia