close
Rajoni

(VIDEO)MILANOVIQ: “OPEN BALKAN” – KOSOVA S`DUHET TË LIHET ANASH

osamni

KOSOVA TË TRAJTOHET SI E BARABARTË, PËRNDRYSHE S’KA VLERË


 

 

Gjatë vizitës së tij në Kosovë presidenti i Kroacisë Zoran  Milanoviç ka thënë se duhet të dihen motivet e Ballkanit të Hapur ndërsa nuk duhet të lihet anash as Kosova e cila duhet të trajtohet e barabartë.

Në të kundërtën këtë iniciativë ai e konsideron pa kurrfarë efekti.

ZORAN MILANOVIQ – PRESIDENT I KROACISË

“Lidhja e njerëzve është e mirë në parim  kufijtë e hapur është gjë e mirë. Por nuk duhet rënë betonit me kokë, duhet përgatitje që të tilla iniciativa të kalkulohen. Shtetet i mbrojnë ekonomitë dhe interesat e tyre prandaj në këto rrethana nuk duhet vepruar me emocione por me kalkulime. Idealistëve hallal iu qoftë. Nëse kjo iniciativë nuk e trajton Kosovën të barabartë, atëherë është palidhje.

Pas takimit me presidentin kroat, presidentja Osmani tha se ky projekt ka shkelur parimin e gjithpërfshirjes dhe trajtimin e barabartë rajonal.

VJOSA OSMANI- PRESIDENTE E KOSOVËS

Ajo e  ka quajtur Kroacinë nder aleatet kryesorë të Kosovës. Presidenti kroat ka thënë se Kosova duhet me këmbëngulësi të punojë për njohje të reja dhe të troket në të gjitha dyert e mundshme të shteteve mosnjohëse. Ai ka zhvilluar takime të ndara edhe me krerët e tjerë të institucioneve të Kosovës ndërsa ka vizituar edhe kroatët në Janjevë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia