close
Top LajmeVendi

(VIDEO)NDËRPRITET NJË KANAL NDËRKOMBËTAR PËR TRAFIKIM TË DROGËS

Screenshot_23

SPASOVSKI: KUNDËR ZYRTARËVE POLICOR DHE TË DOGANËS KALLËZIME ADEKUATE


Në Konferencën për media, Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, ka dhënë detaje nga aksioni I MPB-së, ku ishte ndërprerë një kanal ndërkombëtar për trafikimin  dhe tregtinë e jashtëligjshme me drogë, kurse më 21 Dhjetor ishin arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve tre zyrtarë të MPB-së dhe pesë të Drejtorisë së Doganave.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

“Me faturë të një firme mobiljesh në Maqedoni kishin hyrë tableta që nuk janë regjistruar në Agjecinë për ilaçe. Zyrtarë të policisë kanë asistuar, kurse njëri prej tyre ka pasur detyrë të jetë pastruesi I rrugës që të transferohet malli. Vetë hyrja e këtyre tabletave është vepër penale”

Për të gjithë zyrtarët e doganës ka dëshmi se janë të involvuar në trafikimin e këtyre tabletave, të cilët në dokumente kanë qenë të regjistruar si galanteri mobiljesh.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

“MPB-ja bashkë me policinë austriake në Vjenë kanë ndaluar një dërgesë të madhe prej 2.2 tonë, medikamente të llojit të njëjtë, kurse destinacioni I fundit është dashur të jetë Shkupi”

Të ndaluarit janë të moshës nga 35 deri më 55 vjec, kurse Spasovski tha se MPB-ja do të vazhdojë me këto aksione, edhe pse, siç tha, ekziston një parti politike, që dëshiron ta pengojë këtë proces dhe për këtë është njoftuar Prokuroria.

OLIVER SPASOVSKI

“Press-Konferencat dhe spekulimet e partisë politike ishin me qëllim që të shkatërohet hetimi. Shumë herë e kam thënë se shpërndarja e informacioneve nga hetimet, që bazohet në spekulime, dëmton hetimet. Hetimet paralele nga amatorë u ndihmon kriminelëve që të shpëtojnë dhe kjo I bën bashkëpjesëmarrës në vepër. Disa herë MPB-ja ka njoftuar Prokurorinë për këto aktivitete dhe pres që të kërkohet përgjegjësi për veprime të këtilla”.

Kundër të dyshuarve zyrtarë të policisë dhe të doganës, siç paralajmëroi Spasovski, do të ngritet procedurë disiplinore dhe ata do të pezullohen nga puna./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia