close
Top LajmeVendi

(VIDEO)NDOTJA: MBI 150 INSPEKTIME – S`KA DEVIJIME NGA PARAMETRAT

Screenshot_3

STOJKOVSKI: NDOTËSI MË I MADH MINIERA NË PROBISHTIP


Inspektorati për Mjedis Jetësor gjatë një konference për media ka njoftuar se janë bërë mbi 150 inspektime dhe se nuk janë konstatuar devijime nga parametrat e ndotjes. Sipas tyre, rasti me një minierë në Probishtip paraqet incident ekologjik.

 

Lidhur me gjendjen aktuale me ndotjen e ajrit, janë bërë kontrolle tek të gjitha subjektet e industrisë së lartë në Shkup dhe nuk është hasur ndonjë devijim lidhur me parametrat e dhëna në lejet e integruara ekologjike transmeton KlanM. Kështu ka deklaruar ushtruesi I detyrës drejtor në inspektoratin e mjedisit jetësorë, Sreten Stojkovski, I cili tha se në nivel republikan ndotës më I madh është miniera Bulmak në Probishtip.

SRETEN STOJKOVSKI, U.D DREJTOR I INSPEKTORATIT PËR MJEDIS JETËSORË
Lidhur me gjendjen aktuale me ndotjen e ajrit ne kemi bërë kontrolle tek  pothuajse të gjitha subjektet e industrisë së lartë, siç është Makstill, Drislla dhe kështu me rradhë, si dhe kompanitë e mëdha energjetike, pothuajse gjithandej është bërë matje. Nuk kishte devijim për parametrat e dhëna në lejet e integruara ekologjike, një pjesë e tyre madje kanë monitorim personal 24 orësh.

Ai tha se  në muajin dhjetor është realizuar plani dhe janë realizuar 155 kontrolle, mes të cilave në Shkup janë bërë 14, Kumanovë 5, Strumicë 3 dhe Tetovë 4 kontriolle transmeton KlanM.

SRETEN STOJKOVSKI, U.D DREJTOR I INSPEKTORATIT PËR MJEDIS JETËSORË
“ Nga këto 155 kontrolle, aktual është edhe një incident ekologjik në minierën ‘Bulmak’ Probishtip, ku kishte rrjedhje, subjekti I njejtë është I obliguar që të bëjë sanim të vendit ku e ka bërë incidentin ekologjik dhe është ngritur procedurë në pajtueshmëri me ligjin për mjedis jetësorë për shkelje të kategorisë së tretë ku është paraparë dënim prej 100 mijë euro. Procedura është në ministrinë e mjedisit jetësorë, vazhdon të udhëhiqet atje.”

Stojkovski tha se në vitin 2022 inspektorati shtetëror për mjedis jetësorë do të bëhet pjesë e platformës e- inspector, gjegjësisht do të fillojë me digjitalizim në pjesën e dytë të vitit./KlanMacedonia/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia