close
Top LajmeVendi

(VIDEO)OSMANI: KONTESTI ME BULLGARINË KYÇE EDHE NË VITIN 2022

Screenshot_49

“RMV-ja KA REFUZUAR NJË PROPOZIM BULLGAR NË DHJETOR TË 2020”

Vitin e kaluar Bullgaria ka kërkuar të nënshkruhet marrëveshje se gjuha maqedonase del nga ajo bullgare kurse kombi nga përpjekjet për çlirim nga Perandoria Osmane. Ministri I Jashtëm Bujar Osmani thotë se RMV-ja nuk e pranoi këtë marrëveshje për shkak të dy neneve kontestuese. Sipas Ministrit Osmani, për momentin nuk ka ide për nënshkrimin e marrëveshjes së re me Bullgarinë, duke shtuar se RMV-ja I meriton negociatat me BE-në.

 

Tejkalimi I dallimeve me Bullgarinë, edhe vitin e ardhshëm, do të jetë një nga çështjet kyce të Ministrisë së Jashtme – ka thënë në takimin e sotëm me gazetarë Ministri I Jashtëm Bujar Osmani transmeton KlanM. Lidhur me pritjet e MPJ-së dhe fokusi I tij si Ministër, Osmani tha se sëpari, kah mesi I Janarit, duhet të formohet Qeveria dhe për herë të parë pas nëntë muajve të kemi dy qeveri politike në të dyja vendet.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Kjo vetvetiu jep mundësi më të mirë për bisedime thelbësore dhe tejkalimin e dallimeve. Pres që vizita e paralajmëruar e Kryeministrit Petkov të realizohet që në Janar dhe të konstatohet një dinamikë, një parashikueshmëri për periudhën e ardhshme”

Lidhur me pyetjen nëse në Qershor mund të ketë nisje të negociatave me BE-në, Osmani ka thënë se nuk duhet lënë hapësirë që kjo çështje të hyjë në “konflikt të ngrirë”.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

“Unë do të punojë ditë për dite, por pa dhënë afate të gjata që do të na relaksonin neve këtu por edhe Sofjen e Brukselin. Mendoj se kemi merituar negociatat, kërkojmë diçka që është e jona dhe e merituar dhe vlerësoj se nuk duhet të lëmë hapësirë që dalë ngadalë kjo çështje të hyjë në konflikt të ngrirë”

Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, gjithashtu njoftoi se në Dhjetorin e vitit të kaluar, kolegia e tij bullgare Ekaterina Zaharieva I ka dhënë një propozim-marrëveshje për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve transmeton KlanM. Siç tha Osmani “dy nene të asaj marrëveshje kishin qenë kontestuese për Maqedoninë e Veriut, ku është kërkuar të nënshkruhet se gjuha maqedonase del nga gjuha bullgare, kurse kombi ka dalë nga përpjekjet për çlirim nga Perendoria Osmane”./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia