close
Top LajmeVendi

(VIDEO)OSMANI: ME QEVERI TË RE STABILE VAZHDOJMË RRUGËTIMIN EVROPIAN

Screenshot_20211221-201514_Facebook (1)

“TË HULUMTOHET KUSH I PËRPILOI EMRAT NË LISTËN E FALJEVE”


Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, në Klan Debat duke komentuar reagimet e opinionit lidhur me listën e faljeve dhe emrat e përmendur në këtë listë, e quan të palejueshme gjithë këtë zhvillim dhe se duhet të hetohet se përse pikërisht ato emra kanë qenë në atë listë.

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

Ishte e palejueshme, ajo që ndodhi. Unë jam i sigurt, që ministri do duhet të bënë një investigim do thoja, pse drejtorët e burgut, propozuan pikërisht këto emra dhe të sheh nëse ka diçka në prapavijë, të kësaj për të provokuar situatën politike apo ndonjë motiv tjetër personal.

Osmani thotë se Qeveria e re që pritet të formohet, do të jetë stabile.

 

Mendoj që po numrat janë ata që janë, 64-të. 61 duhet për shumicë parlamentare. Kjo më veç po dëshmohet, nga funksionimi parlamentit, që nga miratimi i buxhetit, me 60 për shkak mungesës, së një deputeti, votimi i ligjeve sot në parlament.

Ministri Osmani ka komentuar edhe zhvillimet rreth kontestit Shkup – Sofje. Ai përmendi dështimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë nga ana e opozitës duke potencuar se është arritur të ruhet stabiliteti I vendit dhe faji për dështimin t`I hidhet Sofjes e jo Shkupit.

I pyetur se si I komenton rezervat e maqedonasve, veçanërisht të liderit të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoskit, që për gjuhën dhe identitetin negocionon një shqiptar ai u përgjigj;

Në lidhje me mosmarrjen e datës për rrugëtimin eurointegrues të vendit, ministri i Jashtëm nënvizoi që ne ruajtëm stabilitetin politik duke asocuar në dështimin e mocionit të opozitës, e cila gjë nuk lejoi, sipas tij që për mosmarrjen e datës presioni dhe faji të  vazhdojnë të ngelen mbi qeverinë bullgare, e jo mbi atë të vendit./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia