close
Top LajmeVendi

(VIDEO)PANDEMIA DHE KRIZA EKONOMIKE KA ZBEHUR FESTAT E FUNDVITIT

Screenshot_47

QYTETARËT: ASGJË NUK ËSHTË SIKURSE VITET E KALUARA


Kriza ekonomike, pandemia por edhe paralajmërimet për krizë energjetike, sipas qytetarëve, kanë zbehur atmosferën e festave të fundvitit. Qytetarët shprehen se nga viti në vit, festat bëhen gjithnjë e më të zbehura, kurse standardi jetësor gjithnjë më I ulët.

 

Dy ditë para ndërrimit të motmoteve, po bëhen përgatitjet e fundit për festime  Shkëndija e festave nuk ndriçon njësoj sikur para disa viteve, thonë qytetarët për Klan Maqedoni. Ata nënvizojnë se kriza ekonomike dhe pandemia kanë ndikuar shumë që këto festa, në dy vitet e fundit, të zbehen dhe të mos festohen sipas traditave që ishin dikur.

Qytetare
“  Asgjë nuk mund të jetë sikur vitet e kaluara, ku kemi festuar mirë, me shoqëri të madhe, me muzikë. Duhet patjetër të respektohen masat kundër pandemisë dhe nga ai kënvështrim, me një rreth shumë më të ngushtë, me njerëzit më të afërt, festohet ky vit I ri. Shpresoj që vitin e ardhshëm të dalim nga pandemia, veçanërisht nga kriza ekonomike e paralajmëruar. ”

Qytetar
“Në Maltë… Nuk është asgjë befasuese që njerëzit jetojnë në kushte të rënda, pasi kriza ekonomike dhe pandemia kanë pasur ndikimin e saj.   ”

Disa nga qytetarët shprehen optimist se ndoshta viti 2022 mund të sjell ndryshime pozitive, por disa të tjerë nuk presin aspak përmirësime transmeton KlanM

Qytetare
“ Kishte momente të bukura dhe të këqija, veçanërisht në plan shoqërorë, shpresojmë se vitin e arshëm të shkojë për të mirë, unë jam optimiste.”


2021-shi është katastrof, vitet që I kemi kalu kanë qenë më të mira, vjet dhe sivjet ka qenë keq. ( A prisni diçka më mirë në 2022-tën) S’besoj, me këtë qeveri, nuk besoj.”

Babagjyshi I vendosur tek sheshi I kryeqytetit thotë se kriza ekonomike dhe shëndetësore kanë ndikuar në uljen e interesimit për festime, por fëmijët nuk e kuptojnë një gjë të tillë, ata duan dhurata.

Babadimri
“Të gjitha ato që I përmendët ndikojnë në njëfarë mënyre në pritjen e natës ‘më të çmendur’ të vitit, por fëmijët nuk e kuptojnë atë, prandaj të gjithë ata vijnë për një dhuratë të thjeshtë tek babadimri këtu në shesh, t’ua zbukurojmë mendimet. Megjithatë ata ishin të mençur gjithë vitin, për një dhuratë të vogël. ”

 Sheshi I kryeqytetit është zbukuruar në mënyrë modeste, edhe atë pasi kryetarja e re e Qytetit të Shkupit e ka anuluar tenderin në vlerë prej mbi 200 000 euro, ndërsa më pas pas një memorandum bashkëpunimi, kompania e ka bërë zbukurimin falas transmeton KlanM. Arsyeja sipas numrit një të Qytetit të Shkupit, është kriza energjetike dhe shëndetësore./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia