close
Top LajmeVendi

(VIDEO)PARTNERËT E KOALICIONIT BESATOHEN PARA ZAEVIT

01112021_PVRSM_sredba_Koalicija (2)

Në Qeveri sot janë ftuar koalicionit qeveritar, të cilët paralajmëruan se mbeten pjesë e shumicës parlamentare. Takimi vjen pasi mbrëmë Kryeministri dhe lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, pas disfatës në zgjedhjet lokale, ofroi dorëheqjen.

Partnerët e koalicionit kërkojnë nga Zoran Zaevi ta rishqyrtojë vendimin e tij për dorëheqjen nga pozita e Kryeministrit. Ata në takimin e pasditës në Qeveri I kanë thënë se vendimi është I shpejtuar dhe I panevojshëm.

ARTAN GRUBI – BDI

“Të gjithë partnerët e koalicionit ishin absolutisht kundër dorëheqjes së Kryeministrit Zaev dhe e konsideruan si të përshpejtuar dhe të panevojshme për arsye se këto janë zgjedhje lokale dhe nuk janë zgjedhje parlamentare, ndërsa ne mandatin e kemi marrë me 15 Korrik 2020”

ARIANIT HOXHA – BESA

“Vazhdojmë fuqishëm të mbetemi pjesë e kësaj shumice qeveritare. Normalisht nga takimi u dakorduam se në këtë situatë dhe pozicion politik që ndodhet shteti, zgjedhjet e parakohshme eventuale do ta kishin komplikuar akoma më tepër edhe aspektin ekonomik, social, shëndetësor por edhe të sigurisë”  

Lideri I PDSH-së, Menduh Thaçi, para takimit deklaroi se partia e tij mbetet pjesë e shumicës parlamentare dhe nuk sheh asnjë arsye që të ndodh diçka dramatike.

 MENDUH THAÇI – KRYETAR I PDSH-së

“Po I mohohet legjitimiteti Kryeministrit. Kryetarit të LSDM-së është dicka tjetër. Po ta analizojmë legjitimitetin e marrë në këto zgjedhje nga ana e qeverisë dhe opozitës sërish legjitimiteti është në anën e qeverisë. Nuk shoh zhvillime dramatike dhe besoj se situata do të rikthehet aty ku ishim para 2 – 3 javëve”

Edhe PLD dhe DOM mbeten pjesë e shumicës parlamentare dhe janë kundër zgjedhjeve të parakohshme. Këto dy parti, në zgjedhjet lokale, nuk ishin në koalicionin që udhëhiqet nga LSDM-ja.

MAJA MORAÇANIN – KRYETARE E DOM-it

“Nuk mbështesim zgjedhje të parakohshme parlamentare. Maqedonisë I duhet stabiliteti, po përballemi me krizë eergjetike, ende është duke vazhduar pandemia e COVID-19”

Edhe Kryetari I Partisë së Re Socialdemokrate, Tito Petkovski, vlerësoi se qeveria aktuale duhet të vazhdojë me punë.

TITO PETKOVSKI – KRYETAR I PRSD-së

“PRSD-ja nuk e ka problem,  I jep mbështetje shumicës parlamentare dhe kësaj qeverie dhe vlerësojmë se duhet të vazhdojë”

Kryeministri Zoran Zaev, të dielën, gjatë një press-konference njoftoi dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe lider I LSDM-së, duke theksuar se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët zgjedhor./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia