close
Top LajmeVendi

(VIDEO)PENSIONISTËT DO TË VOZITEN FALAS, NDËRMARRJA NË BORXHE

Screenshot_15

180 MILION DENARË BORXH NDAJ KOMPANIVE QË I FURNIZOJNË ME KARBURANT


 

Nga 1 Marsi pensionistët do të shfrytëzojnë falas transportin publik në Shkup, përkundër faktit që Ndërmarrja e Transportit është në borxhe. Autoritetet e kësaj ndërmarrje sigurojnë se situata do të përmirësohet muajve në vazhdim.

Ndërrmarja Publike e Qarkullimit punon në humbje pasi që ka borxh prej 240 milion denarëve. Më së shumti borxh u ka kompanive që e furnizojnë me karburant 180 milion denarë raporton KlanM. Edhe përskaj asaj që punojnë në humbje, drejtori i NPQ-së Ivan Ilevski thotë se prej 1 marsit penzionistët do të kenë transportin publik falas. Gjegjësisht biletë nuk do të paguajnë të martën, të premten dhe të shtunën.

IVAN ILIEVSKI DREJTORI I NPQ-SË

“Nuk planifikojmë që Ndërrmarja të punojë në humbje. Situata nuk mund të ndryshojë brenda natës, por pres që në gjashtë muajt e ardhëshëm do të përmirsohet dukshëm”. 

Në pyetje se kur do të jetë transporti publik falas për të gjithë qytetarët kur me vite të tëra ndërrmarja punon në humbje, ai tha se ende po bëhen analizat e duhura se si do të funksionojë transporti falas për të gjithë qytetarët, pa dhënë datë se kur do të realizohet kjo transmeton KlanM.

IVAN ILIEVSKI DREJTORI I NPQ-SË

Pres që gjithçka të rregullohet në katër mujorshin e parë, do të paguhen të gjitha kompanitë dhe kështu do të vazhdojmë të funskionojmë në mënyrë normale. 

Pasi para dy ditëve u rrit çmimi i metanit nga 50 në 110 denarë, ndërrmarja kërkon ndihmë nga Qeveria, në të kundërtën autobusët do të qarkullojnë vetëm sipas orarit dimëror. Ndryshe me metan funksionojnë 33 autobusë të rinj MAN, për të cilët për karburant vitin e kaluar janë harxhuar rreth një milion euro ndërsa me çmimin e ri do të nevojiten dy milionë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia