close
Top LajmeVendi

(VIDEO)PRESIDENTI SHQIPTAR ILIR META VIZITË PUNE NË SHKUP

Screenshot_4

“RMV DHE SHQIPËRIA SA MË SHPEJT T`I NISIN NEGOCIATAT ME BE-NË”


Procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes këtyre dy vendeve, si dhe zhvillimi I tyre pozitiv, kanë qenë në fokus të takimit që presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka realizuar sot në Shkup me homologun e tij, Stevo Pendarovski. Nga kabineti i Pendarovskit informuan se, në takim është konstatuar se dy vendet, përmes përkushtimit të marrëdhënënieve të mira ndërfqinjësore japin një kontribut të fuqishëm për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit si dhe për perspektivën e saj evropiane.

KABINETI I PRESIDENTIT

“Në kontekst të aspiratave për anëtarësim në BE, dy presidentët kanë konstatuar nevojën e zhbllokimin të procesit dhe nisjen e shpejtë të negociatave aderuese të dy vendeve për anëtarësim në BE,  që sipas tyre, do të ketë kontribut pozitiv për progresin e gjithmbarshëm dhe stabilitetin e rajonit”.

 

Në kuadër të vizitës së tij në Shkup, Meta është takuar edhe me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi.

Presidenti Meta është në vizitë pune në vend me ftesë të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku mbajti edhe një ligjëratë para studentëve në temë “Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri – sfidat dhe perspektivat”. Në këtë ligjëratë mes tjerash, ai porositi se për të gjithë shqiptarët është shumë e rëndësishme që bashkërisht të punojnë që në këto hapësira të mbisundojë ligji, vlerat evropiane dhe euroatlantike, demokracia dhe bashkëjetesa me të gjitha komunitetet, për të pasur një prosperitet dhe stabilitet të garantuar.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia