close
Top LajmeVendi

(VIDEO)PROBLEMET ME RRYMËN: BANORËT SËRISH NË PROTESTA

Screenshot_9

“TË ZGJIDHET PROBLEMI – NË TË KUNDËRTËN BLLOKOJMË RRUGËT”

Banorët e Gërçecit dhe të Krushopekut të Komunës së Sarajit kanë vazhduar protestat duke kërkuar nga EVN-ja që të zgjidhet problemi I furnizimit me rrymë elektrike. Ata kanë realizuar një takim me përfaqësues të kësaj kompanie por duket se takimi nuk ka prodhuar ndonjë rezultat. Banorët thonë se do të marrin masa radikale – bllokimin e austostradës.

Para kompanisë EVN në Lagjen Gjorçe Petrov, banorët e fshatrave Gërçec dhe Krushopek, të Komunës së Sarajit sërish kanë protestuar  për mungesën e rrymës elektrike.

EMAD MEHMETI

Ne gjithë banorët aty nuk është vetëm tash, 20 vite kemi problem me rrymën elektrike. Thjesht ne duam atë që e paguajmë, të kemi rrymë, nëse dikush nuk I paguan le t`I gjeje EVN-ja me policinë a ne duhet t`i gjejmë ata.

Ata thonë se nuk janë të vërteta akuzat e EVN-së, se banorët e këtyre fshatrave vjedhin rrymë për “gërmimin” e bitcoinave.

EMAD MEHMETI

“Është akuzë e rëndë. Disa herë ka qenë EVN-ja, bashkë me policinë, nuk ka gjetuar as bitcoina as asgjë”

Ishte arritur një marrëveshje me kompaninë EVN që borxhet e qytetarëve të këtyre fshatrave të paguhen me 99 këste. Por, duket se marrëveshja e këtillë nuk ka gjetur zbatim.

REXHEP LATIFI

Këtu e bëmë që me 99 këste, ta paguajna p.sh ka 5 euro në muaj, edhe thanë që po. Edhe kryhet ajo pagesë, edhe zihet paguhet me rend rryma elektrike, çdo muaj. Kontratës këto nuk I ndejtën n`besë.

Përfaqësues të protestuesve realizun një takim me drejtuesit e EVN-së, por siç u shprehën banorët, nuk kishte një marrëveshje.

Edhe ia dorëzova letrat që paguaj rrymën, 500 euro në muaj paguaj rrymë, edhe i thash unë dua të kem rrymë, edhe nuk e di ç`ka folën. Jemi në pozitë shumë të keqe, nuk e di pse nuk reagon Naser Ziberi.

Protestuesit thanë se nëse nuk ka një zgjidhje, do të ndërmarrin edhe masa tjera përvec protestave.

Nëse nuk arrihet zgjidhje tjetër, autobani do e zëmë, nuk kemi ç`ka bëjmë.Edhe krejt katundet do të dalin, jo veç ne.

Duke komentuar protestat e banorëve të disa fshatrave të Komunës së Sarajit, nga EVN-ja kohë më parë njoftuan se ekipet e tyre pengohen nga banorët lokal gjatë mënjanimit të defekteve, por edhe se mungesa e rrymës është si pasojë e harxhimeve enorme për shkak të “gërmimit” të kriptovalutave./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia