close
Top LajmeVendi

(VIDEO)QEVERIA E RE: AFRIM GASHI TAKON MANDATARIN KOVAÇEVSKI

271393714_478432206979640_7094824628285412515_n

KAH MESI I JANARIT SEANCA PËR VOTIMIN E QEVERISË SË RE


Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, ka realizuar një takim me kreun e Alternativës, Afrim Gashi, parti kjo që së fundmi u bë pjesë e koalicionit qeverisës.

Një javë pasi presidenti Stevo Pendarovski ia dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë së re, liderit të ri socialdemokrat,Dimitar Kovaçevskit, ky I fundit në vazhdën e takimeve me partnerët e koalicionit, ka zhvilluar takim edhe me  Afrim Gashin, kreun e Alternativës, parti e cila e fundit iu bashkangjit shumicës së Qeverisë. Lidhur me këtë takim ka njoftuar Gashi nëpërmjet rrjetit social fejsbuk.

AFRIM GASHI – FB
“Duke ia uruar detyrën e re kryetarit të posazgjedhur të socialdemokratëve, z. Kovaçevski, mes tjerash folëm edhe për të ardhmen e shtetit dhe planin qeveritar për shtet me orientim europian dhe progresiv. Alternativa, si pjesë e qeverisë së re, do të jetë e përkushtuar në avancimin e shtetit drejt familjes europiane dhe ndërtimin e shtetit progresiv.”

Ndërkohë që rrjedh afati kushtetues prej 20 ditëve, para se qeveria e re të votohet në Kuvend, bisedohet poashtu edhe për zgjidhjet kadrovike për ministrat në Qeverinë e re transmeton KlanM. Emrat e kandidatëve për kabinetin e ri qeveritarë do të prezantohen fillimisht para trupave partiake të LSDM-së, më pas do të bëhen të ditura edhe për opinionin. Kovaçevski ka paralajmëruar se do ta shfrytëzojë afatin ligjorë në afat prej 20 ditësh për ta formuar ekipin e tij.

Dihet se të ketë ndryshime nëpër ministri, por për momentin nuk dihen emrat që do të vendosen në krye të tyre. Aktualisht dihen vetëm zgjidhjet kadrovike për ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të cilat sipas marrëveshjes për koalicionim, i merr partia e Gashit. Sipas paralajmërimeve seanca për votimin e qeverisë së re pritet të mbahet më 15 ose 16 janar, ndërsa Qeveria e re të nis me punë nga 17 janari

/KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia