close
Top LajmeVendi

(VIDEO)QEVERIA E RE: MBLIDHEN ORGANET PARTIAKE TË LSDM-së

Screenshot_13

KATËR GRA EDHE NË QEVERINË E RE?!


 

Deputetet Slavjanka Petrovska dhe Bisera Kostadinovska, ish-Deputetja Slavica Gërkovska, si dhe Drejtorja e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Jovana Trençevska, janë zgjedhjet e mandatarit Dimitar Kovaçevski për Ministra në Qeverinë e re, ku sonte do të kërkojë mbështetje nga Këshilli Ekzekutiv dhe Qendror I LSDM-së, njoftojnë mediat maqedonase.

Siç thuhet, Profesori I Fakultetit Juridik, Nikola Tupançevski, është befasia më e madhe që Kovaçevski e mbante sekret, e që do të jetë Ministër I ardhshëm I Drejtësisë.

Nëse marrin “dritë jeshile” nga organet partiake, Petrovska do të jetë Ministre e re e Mbrojtjes në vend të Radmila Sheqerinskës. Jovana Trençevska do të propozohet për Ministre e Punës dhe Politikës Sociale në vend të Jagoda Shahpaskës, kurse Gërkovska duhet të jetë Zv/Kryeministrja e re për luftë kundër korrupsionit, derisa Zv/Kryeministria aktuale Lupco Nikolovski do të kthehet në Ministrinë e Bujqësisë. Në Ministrinë e Kulturës në vend të Irena Stefoskës do të jetë deputetja Bisera Kostadinovska.

Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi mbetet në pozicionin e tij, sikurse Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski si dhe ai për Transport dhe Lidhje Bllagoj Boçvarski dhe Ministri për Vetadministratë Lokale Goran Milevski. Bojan Mariçiqi nga Ministria e Drejtësisë duhet të kalojë në Zv/Kryeministër për Çështje Evropiane.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia