close
Top LajmeVendi

(VIDEO)QEVERIA: MIRATOHET LIGJI PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMEVE TË JASHTËLIGJSHME

Screenshot_24

MUND TË LEGALIZOHEN NDËRTIMET QË JANË BËRË DERI MË 1 JANAR 2021


Autoritetet e Ministrisë për Tansport dhe Lidhje dhe Ministrisë së Mjedisit janë zotuar se do t`I japin fund ndërtesave pa leje dhe uzurpimit të hapësirës. Qeveria miratoi ligjin e ri për legalizimin e ndërtimeve të egra dhe do ta dorëzojë në Kuvend. Do të mund të legalizohen ndërtime të egra që janë ndërtuar deri më 1 Janar 2020.

 

“Ti jepet fund ndërtimit të ndërtesave pa leje dhe uzurpimit të hapësirës” u tha sot në konferencën për media te Ministrit për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarskit dhe Ministërit të mjedisit dhe planifikimit hapsinor, Naser Nuredinit, te cilet publikuan propozim ligjin për përcaktimin e statustit juridik të objekteve të ndërtuata pa leje. Ministri Boçvarski Potencoi disa aspekte nga ky propozim ligj duke detaizuar se cilat lloje të objekteve mund të legalizohen dhe cilat jo.

BLLAGOJ BOÇVARSKI – MINISTËR PËR TRANSPORT DHE LIDHJE

“Lëndë e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje do të jenë objektet pa leje deri në janar të vitit 2021. Nuk mund të legalizohen objektet pa leje që janë ndërtuar në kufi të Rajonit të Ohrit, objektet pa leje në pjeset e mbrojtura, për mbrojtje të rrept dhe menagjim aktiv, në rajonet ky kryet eksploatim I lendeve te para minerale”

Ndërsa Ministri I Mjedisit, Naser Nuredini, ju referua pjesës që ka të bëj me zonat e mbrojtura, përkatësisht me trashëgëminë natyrore.

NASER NUREDINI – MINISTËR I MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPSINOR

“Nuk do të zbatohet asnjë procedurë për legalizimin e të gjitha objekteve pa leje brenda kufinjëve të zonës së mbrojtur të përcaktuara me ligj pranë rezervateve natyrore, parqeve kombëtare, monumenete të natyrës, parqeve natyrore, zonave të mbrojtura dhe zona për qëllime të ndryshme”

Në maj të këtij viti, Presidenti I shetit nuk e nenshkroi ligjin për legalizim të ndërtimeve pa leje me arsyetimin se teksti i ligjit ishte në kundërshtim me disa vlera thelbësore të Kushtetutës./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia