close
Top LajmeVendi

(VIDEO)RESHJET E BORËS: VËSHTIRËSI QARKULLIMI NË VISET MALORE

reshje-bore-2

SINOPTIKANËT: PRITET MOT MË I FTOHTË


Disa rajone të vendit sot u zgjuan me reshje të borës. Sinoptikanët thonë se intensiteti I reshjeve do të ulet, por do të pasojë mot I ftohtë.

 

Këto ishin pamjet e sotme të rreshjeve të borës në disa pjesë të Qytetit të Shkupit..

 

Reshje të borës ka pasur në shumë vise të vendit gjë që ka shkaktuar edhe kufizimin e lëvizjes së automjeteve të rënda dhe vendosjen e masave ndaluese.

Nga Shërbimi metereologjik për Klan Maqedoni thanë se përveç reshjeve të borës disa vende ka edhe reshje shiu.

BORIS  SEKIRARSKI – SINOPTIK KUJDESTAR

Që tani kemi rreshje dhe atë kryesisht  të rreshura  nga orët e mesditës më shumë  bore ka  nga veriu. Nga juglindja kemi rreshje intensive të shiut. Sasitë janë  më të rrëmbyeshme, kështuqë deri nesër në mëngjes  në  disa vende do të kemi  rreshje prej 25 litra  për 24 orë, por në disa vende do të arrin edhr 30 litra për 24 orë. Rreshjet kryesisht  nga  fundi i ditës dhe gjatë natës do të jenë  kryesishtë nga borë  dhe atë  në  pjesën perendimore  dhë  në vendet më të larta.

Sipas sinoptikanëve, ditëve në vijim, reshjet do të jenë me intensitet më të ulët.

BORIS  SEKIRARSKI – SINOPTIK KUJDESTAR

Dikund  do të kemi  paraqitje të  vogël të  borës  dhe do të  mot me erë. Edhe tani kemi kryesisht erë veri perendimore, dhe gjatë natës dhe  kryesisht nesër do të fuqizohet era veriore. Temeraturat e mëngjesdit  nuk do të jenë edhe aq të ulta  nga  minus 1 deri në 4 grad. Ndërsa ato  të ditës prej pre 3 deri 6 grad. Ditëve në vijim d o të jetë më ftohtë sidomos  në mëngjes . Të enjten dhe të premten  do të kemi temperaturë  dikund  edhe  minus 10 grad, ndërsa temperaturat ditore  në disa  vendbanime do të jenë negative edhe gjatë ditës”

Ndërkohë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë është njoftuar se është tërhequr ndalesa për automjetet e rënda të transportit në drejtimin rrugor Gostivar-Ohër përmes Strazhës, e vendosur në orët e mëngjesit për shkak të reshjeve intensive të borës në këtë pjesë të rrugës./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia