close
Top LajmeVendi

(VIDEO)RRITJA E PAGËS MINIMALE: ANALISTËT – EFEKTI MINIMAL

Screenshot_21

“NDIKIM TË PAMJAFTUESHËM NË EKONOMINË E VENDIT”

Rritja e pagës minimale pas Vitit të Ri, sipas ekonomistit Etem Iseni do ketë impakt në sektorin publik dhe privat, por të pamjaftueshëm, ngase nuk përkon me çmimet në treg dhe nevojat e qytetarëve.

 ETEM ISENI – EKONOMIST

Rritja e pagës mesatare, d.m.th minimale neto, nga 15,194 den., sa është tani, në 18 mijë aq sa propozon qeveria, në fillim të vitit të ardhshëm, është një rritje dikund 19 %, thuajse e ngjashme me vitin 2017-të. Jemi dëshmitarë të rritjes enorme të çmimeve, po i referohem Entit Shtetëror të Statistikave, krahasuar muaji i 11-të me muajin 10-të të vitit 2021, kemi këto parametra, ose rritje të çmimeve: Rritja e çmimeve të bukës dhe prodhimeve nga drithërat, është dikund 3.8 %Produktet ushqimore, 2.9 %Gazi për amvisëri 5.8%Arazhmanet turistike 3.9%.  Unë mendoj se kjo rritje nuk ëshë shumë e lartë, edhe mendoj të ardhmen të kemi edhe rritje tjera, i thashë edhe arsyet pse.

Analisti ekonomik Visar Ademi, në një prononcim me shkrim për Klan Maqedoni, thekson se efekti I rritjes së kësaj page do jetë minimale, për shkak të rritjes enorme të çmimeve të produketeve bazë, që përcaktohen nga të tjerët, për shkak se jemi vend që varet nga importi.

 

VISAR ADEMI – ANALIST EKONOMIK

Është për t`u përshëndetur si veprim por gjithsesi rritje margjinale në krahasim me rritjen e kostos të jetesës dhe çmimeve të produkteve bazë dhe shtrenjtimit të energjisë elektrike. Efekti i kësaj page do të jetë minimal ndërkohë që shtrenjtimi i çmimeve vjen si pasojë që ne jemi shtet që ka varshmëri të madhe nga importet dhe shumë pak nga produktet bazë prodhohen në vend, që do të thotë se çmimet përcaktohen nga të tjerët dhe ne pak mundet të ndërhyjmë.

Rritja e pagës minimale deri në 18.000 denarë, sa më shpejtë të jetë e mundur në vitin 2022, me qëllim të rritjes deri në 20.000 denarë deri në fund të mandatit, por edhe përparimi ië të drejtave të punëtorëve – ishin temat e takimit mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe Sindikatave. Është rënë dakord që një grup pune t`I grumbullojë të gjitha të dhënat me qëllim të përpunimit të detajuar të zgjidhjeve të mundshme operative, më së voni deri më 20 Janar 2022 – thuhet në një komunikatë nga Qeveria./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia