close
Top LajmeVendi

(VIDEO)RRITJE ALARMANTE E INFEKTIMEVE TË REJA ME COVID-19

Screenshot_7

REGJISTROHEN RASTE ME “OMICRON” DHE “FLURON”


 Vendi tre ditët e fundit u përball me shifra të larta infektimesh ku numri i rasteve të reja nga Covid-19 kalonte mbi një mijë. Në vend janë regjistruar edhe raste me variantin Omicron si dhe atë Flurona.

 

Numri I rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka kaluar shifrën mbi 8.200, kurse vetëm gjatë 24 orëve të fundit është rritur për mbi 1.300 raste. Vetëm në Shkup janë shënuar 1.028 raste të reja. Gjatë tri ditëve të kaluara në vend pati shpërthim të infektimeve të reja ku janë shënuar 4.297 raste të reja, prej tyre mbi 30 me variantin e ri Omicron dhe disa me FLURON.

Autoritetet e shëndetësisë thonë se shkalla e testeve që rezultojnë pozitiv aktualisht ka tejkaluar 20% dhe ka mundësi që të mbërrijë deri në 40%.

Pavarësisht trendeve të frikshme në rritje të infektimeve të reja, sipas mjekëve tek vdekshmëria pasqyra është shumë më optimiste. Gjatë tre ditëve të kaluara kur edhe nisi rritja enorme e infektimeve të reja, janë shënuar 21 humbje jete, duke cuar numrin total të viktimave nga koronavirusi në 8.002.

Sipas kompetentëve vaksinimi mbetet shpëtimi I vetëm nga pandemia. Për shkak të Krishtlindjeve ortodokse pikat e vaksinimit nuk do të punojnë të Premten, të Shtunën dhe të Dielën.

/KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia