close
Top LajmeVendi

(VIDEO)SHENTOP KËRKON HAPA KONKRET KUNDËR LËVIZJES “FETO” NË RMV

Screenshot_15

TURQIA SË SHPEJTI DO TË PRODHOJË VAKSINËN E SAJ “TURKOVAK”


Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Shentop, nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dërgoi urime për Ditën e Arsimit në gjuhën turke. Shentop nga autoritetet në vend edhe një herë  kërkoi hapa konkretë për ndjekjen e pjesëtarëve të Lëvizjes “FETO”, të cilën Turqia e konsideron si terroriste. Në të njëjtën kohë premtoi ndihmë shtesë në pandeminë Covid – vaksinën turke “Turkovak”, sapo të rrumbullakësohet procesi për prodhimin e saj.

Duke vënë në dukje se  marrëdhëniet e mira dypalëshe në mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut bazohen në bashkëpunim të zhvilluar ekonomik, të sigurisë dhe kulturor, Kryetari i Parlamentit në Ankara theksoi se Turqia, edhe pse vetë kandidate për anëtarësim në BE mbi 30 vite, e mbështet ambicien për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.

MUSTAFA SHENTOP, KRYETAR I PARLAMENTIT TË TURQISË

“U kushtojmë rëndësi integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë për mënjanimin e pengesave në këtë drejtim. Maqedonia e Veriut, e cila me anëtarësimin në NATO e ka vulosur qëllimin në këtë drejtim, pa dyshim që ka të ardhme të përbashkët në BE. Turqia fuqishëm e mbështet përparimin e procesit për anëtarësim me të drejta të plota të Maqedonisë së Veriut në BE.”

Si ndihmë pëpr kontrollin e krizës korona, Shentop paralajmëroi se për qytetarët e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të jetë në dispozicion edhe një vaksinë e re.

 

MUSTAFA SHENTOP, KRYETAR I PARLAMENTIT TË TURQISË

“Turqia është në fazën e fundit të zhvillimit të vaksinës së saj kundër koronës – “Turkovak”. Pas rrumbullakësimit të prodhimit me kënaqësi do ta ndajmë edhe me vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut.”

Pesë vite pas përpjekjes për grushteti në Turqi, për të cilin autoritetet në Ankara e akuzojnë Lëvizjen “FETO”, që e konsiderojnë si terroriste, ndërsa udhëhiqet nga kleriku turk në arrati Fetulla Gylen, spikeri Mustafa Shentop sërish kërkoi nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut hapa konkretë për ndjekjen e përfaqësuesve të tij, të cilët mendohet se janë të pranishëm në vend në institucione arsimore dhe kompani./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia