close
Top LajmeVendi

(VIDEO)SHKUP: MBI 500 FAMILJE MBETEN PA NGROHJE

Screenshot_8

SHKAK BORXHET E PASHLYERA DHE RRITJA E ÇMIMIT TË GAZIT NATYRORË


Qindra familje të Shkupit kanë mbetur pa ngrohje qendrore për shkak të disa problemeve rreth pagesës së borxheve ndaj ngrohtores Shkup-Veri. Qytetarët shprehen të indinjuar nga kjo pakujdesi por edhe të pakënaqur me rritjen e çmimit të gazit.

Borxhet e pashlyera dhe rritja e çmimit të gazit natyrorë kanë ndikuar në ndërprerjen e furnizimit me ngrohje, gjë që në muajin janar, lë në të ftohtë mbi 500 familje në Shkup Veri, Fushë Topanë dhe rrethinë transmeton KlanM. Institucionet në kuadër të komunës së Çairit nuk I kanë shlyer borxhet ndaj ngrohtores Shkup Veri. Kjo e fundit ka borxh ndaj një kompanie tjetër, ndërsa qytetarët ankohen se e gjithë barra po bie mbi kurrizin e tyre.

QYTETAR
Nuk e di cila ditë është më që jemi pa ngrohje, kjo është aq e pakuptushme, në kohën kur është shtrenjtuar për 10 përqind, tash ne duhet të paguajmë më shtrenjtë 10 përqindëshin që po ngrohemi. Shumica e ndërtesave këtu janë njerëz me moshë, me plot njerëz të sëmurë, çfarë humanizmi është ky që dënohen njerëzit në këtë mënyrë, a ka shtet këtu, a ka njerëz që janë përgjegjës, a ka përgjigje, a ka përgjegjësi, asgjë nuk ka, jemi tepër të dëshprum dhe  na dhimbset vota që e japim ”

QYTETAR
Komuna nuk u paska paguar, nuk paskan atë, nuk paskan këtu, i rrisin çmimet.  Sa të vjen I ftohti thonë nuk kemi mazut, nuk kemi gaz, nuk e kemi atë, nuk e kemi këtë, as nuk paralajmërojnë që të përgatitemi. Ja tash janë festat, njerëzit janë nëpër shtëpi me familjet e tyre, mblidhen, ku nëpër dhoma të ftohta, me fëmijë të vegjël, ja njeriu që ishtë këtu më herët, ka invalid në shtëpi.. Kjo duhet të zgjidhet. ”

QYTETAR
“Ata ndeshen mes vete, njëri nuk I lëshon paratë tek tjetri, unë nuk e di, të paktën le të del dikush nga komuna ose ‘Makpetrolli’ se si do të jetë situata, të mos e bëjnë të lëshojnë dy ditë, të tretën ta ndalim. Ne jemi të revoltuar sepse paguajmë faturat rregullisht dhe duam ngrohje. Ja tani na kapën edhe festat ”

QYTETAR

 Kjo pjesa deri në katin e nëntë kanë parno, prej në 10 deri 12 nuk ka. Pastaj thotë pagesat…”

Nga SH. A Shkup Veri për TvKlanM njoftojnë organet kompetente lidhur me mungesën e furnizimit me ngrohje. Në njoftim thuhet se ata përballen me probleme në veprimtarinë e prodhimit, distribuimit dhe furnizimit  për shkak të krizës globale energjetike dhe rritjes së çmimit të gazit natyrorë. Nga atje kërkojnë që të paguhen borxhet nga ana e institucionev

SHKUP VERI

“Për shkak të rritjes enorme të çmimit të gazit natyrorë shoqata ka pësuar dëm të pazëvendësueshëm dhe nuk kishte mundësi të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për blerje të gazit natyrorë. Nga ana e Makpetrol Prom Gas më 05.01. 2022 në orën 10 është ndërprerë dërgesa e gazit natyrorë, bashkë me të edhe dërgesa e energjisë së ngrohjes tek konsumatorët.”

Nga Komuna e Çairit për tv KlanMthonë se pagesat nuk janë bërë për shkak të festave, por sigurojnë se një pjesë e borxhit do të paguhet nga java e ardhshme.

KOMUNA ÇAIR
“Megjithatë, duhet të theksojmë se edhe nëse paguhet i gjithë borxhi mjafton vetëm për disa ditë të ketë ngrohje për shkak se ndermarrja ka problem me rritjen e çmimit të gazit. Pra Komuna e Çairit nuk është shkaku kryesor se përse nuk ka nxemje.”

 

Për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyrorë, nga muaji janar I këtij viti, qytetarët do të paguajnë fatura më të shtrenjta për ngrohje, për 14 përqind./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia