close
Top LajmeVendi

(VIDEO)TËRHIQET PROPOZIMI PËR FALJEN E ILIQIT, “NINXHA-s” DHE KOÇANIT

Screenshot_12

MARIÇIQ: DREJTORITË E BURGJEVE KANË BËRË GABIM, DO UA KTHEJMË DOKUMENTIN


Kërkesa për faljen e Boban Iliqit, Sead Koçanit dhe Aleksandar Vasilevskit – Ninxha, nuk mbijetoi as 24 orë. Pas reagimeve të shumta në opinion, Ministria e drejtësisë, vendosi që ta tërheq kërkesën për falje.
BOJAN MARIÇIQ, MINISTËR I DREJTËSISË
Ajo listë nuk ishte finale dhe e plotë dhe duhej që të shqyrtohet. Pasi i pamë emrat që të premten, unë u lajmërova tek kabineti i Presidentit dhe u thash që ajo listë nuk duhet të shkojë në komision, por duhet të rishqyrtohet. Këtë mëngjes kemi dërguar shkresë për tërheqjen e kësaj liste.
Lista do të kthehet tek drejtoritë e burgjeve për rishqyrtim. Ministria nuk ka të drejtë që formalisht ta ndryshon listën, por fjalën e fundit e ka Presidenti. Burime brenda kabinetit të Presidentit, thonë për Klan që Presidenti nuk e ka pas ndërmend që ta nënshkruaj faljen për persona të tillë. E edhe Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, thotë se këta emra nuk guxojnë të falen.
BOJAN MARIÇIQ, MINISTËR I DREJTËSISË
Edhe unë e mendoj të njëjtën, se këta emra që dolën në publik, nuk duhet të gjenden në listën për falje.
Për këtë shkak ekzistojnë edhe filtrat. Sepse ka edhe dimension moral, ka edhe dimension shoqëror… Ka më shumë dimensione. Dhe për këtë shkak ekziston komision ku bëjnë pjesë avokat, profesor që e vlerësojnë këtë. Kjo listë është dorëzuar nga burgjet, por mendoj që nuk kanë bërë punë të mirë dhe se kanë bërë gabim dhe për këtë shkak po e kthejmë këtë listë.
Kjo procedurë nuk është standarde dhe nuk bëhet me kërkesë të dënuarve. Propozimet për falje i bën vet burgu, e fjalën e fundit e ka Presidenti. Kërkuam përgjigje edhe nga drejtori i Burgut të Kumanovës, Nenad Cvetkoviq, për atë se si e kanë vendosur Boban Iliqin në këtë listë, por ai na tha se është në takim dhe se do përgjigjet më vonë. Por në fund, vendosi që të heshtë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia