close
Top LajmeVendi

(VIDEO)TRANSPORTUESIT PRIVAT KËRKOJNË NDIHMË NGA QEVERIA

Screenshot_16

SHKAK RRITJA E ÇMIMIT TË METANIT NGA 50 NË 110 DENARË


Sikurse Ndërmarrja Publike e Transportit në Shkup edhe transportuesit privat të autobusëve kërkojnë ndihmë nga qeveria për shkak të rritjes së dyfishtë të çmimit të metanit. Transportuesit privat thonë pa ndihmën e qeverisë nuk do të mund t`I mbajnë linjat.

 

Transportuesit privat të autobusëve kërkojnë ndihmë financiare nga Qeveria për shkak të shtrenjtimit të metanit nga 50 deri 110 denarë raporton KlanM.Siç thonë nëse nuk kanë mbështetje financiare, nuk do të mund t`I mbulojnë të gjitha linjat.

 

LENIN JOVANOVSKI – TRANSPORTUES PRIVAT

“Qeveria duhet të intervenojë me subvencione. Ne kemi 21 autobusë me metan dhe nuk mund t`I mbulojmë shpenzimet. Do të dorëzojmë kërkesë edhe tek Qyteti I Shkupit, të dy institucionet janë kompetente”

Ndihmë nga Qeveria, javën e kaluar kërkoi edhe Ndërmarrja Publike e Transportit “Shkupi” për shkak se 33 autobusë që ishin marrë para dy viteve voziten me metan.

Nga Qeveria rreth kërkesës së Ndërmarrjes Publike të Transportit, thanë se ndihmë duhet të kërkojnë nga Qyteti I Shkupit, I cili është kompetent për këtë ndërmarrje./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia