close
Top LajmeVendi

(VIDEO)VDEKSHMËRIA NGA COVID-19: RMV-ja NË KRYE TË LISTAVE

Screenshot_7

RMV-ja E PESTË NË EVROPË DHE E GJASHTA NË BOTË


Sipas të dhënave të ueb-faqes Uorldmeters, gjashtë vende të rajonit janë në “listën e zezë” sipas numrit të viktimave si pasojë e COVID-19.

Në krye të listës është Bullgaria, ku kanë ndërruar jetë 31.838 persona, që do të thotë se në një milionë ka pasur 4.635 viktima. Pas Bullgarisë renditet Bosnja e Hercegovina me 13.696 viktima ose 4.215 viktima në 1 milion banorë. Pasojnë Hungaria, Mali I Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kroacia është në vendin e shtatë, ku nga COVID-19 kanë vdekur 12.983 persona apo 3.193 në 1 milion banorë.

Sllovenia nuk ka hyrë në TOP 10 e “listës së zezë”, por është shumë afër duke zënë vendin e 13-të me 2.731 viktima në 1 milion banorë. Serbia radhitet më mirë në këtë listë – e 30-ta. Në këtë vend ka 12.984 viktima apo 1.495 në 1 milion banorë./KlanMacedonia/

)

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia