close
Top LajmeVendi

(VIDEO)VMRO-DPMNE: QEVERI E POLITIKANËVE TË DËSHTUAR

Screenshot_5

“DOMINOJNË ZAEVI, SPASOVSKI DHE BDI-ja”


 

VMRO-DPMNE-ja konsideron se përbërja e qeverisë së re është me politikanë të dështuar të vijës Zaev, Spasovski dhe BDI. Sipas opozitës maqedonase kjo qeveri nuk ka plan për reforma.

 

Sipas VMRO-DPMNE-së, qeveria e re është qeveri e politikanëve të dështuar që ekonomikisht dhe përmes krimit do ta shkatërojnë Maqedoninë. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për qeveri të re, por qeveri ku dominojnë Zaevi, Spasovski dhe BDI-ja.

ALEKSANDAR NIKOLOVSKI – NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Në këtë përbërje mund të vërrehet edhe konflikti midis grupacioneve që ekzistojnë në LSDM, kështuqë ka të bëjë me pastrimin e betejave klanore nga njëra anë, kurse nga ana tjetër një vazdimësi e plotë e kuadrove të BDI-së, që dominojnë në këtë qeveri si dhe Alternativa e mbjellur, por edhe i pashmangshmi, Kastriot Rexhepi. Sot kemi përbërje qeveritare që do ta vazhdojë zaevizmin dhe e cila nuk ka energji për reforma, nuk ka plan për intergrime evropiane dhe nuk ka propozime për jetë më të mirë”

Në të njëjtën vijë është edhe lideri partiak, Hristijan Mickoski, I cili në një intervistë për Dojche Vele, lidhur me përbërjen e re qeveritare thotë se në të gjenden personalitetet e njëjtë politikat e të cilëve kishin përjetuar disfatë më zgjedhjet e fundit lokale, por edhe personalitete që në pozitat vijnë si mbrojtës të zaevizmit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia