close
Bota

VIJOJNË KËRCËNIMET, KOREJA E VERIUT TESTON ME SUKSES NJË TJETËR RAKETË

Raketa

Koreja e Veriut ka testuar me sukses një raketë hipersonike të mërkurën. Në një raport nga media shtetërore e Koresë së Veriut bëhet me dije se ky është testi  parë i madh për armët për vitin 2022.

Mësohet se raketa ka goditur me saktësi një objektiv të caktuar rreth 700 kilometra larg. Provat nga vendi diktatorial janë quajtur një kërcënim nga vendet e tjera, pasi Japonia një ditë më parë lëshoi alarmin për një raketë balistike.

Ky është testi i dytë i raportuar i një rakete hipersonike. Testi vjen pasi udhëheqësi i saj Kim Jong-un ishte zotuar më herët se do të forconte mbrojtjen e Phenianit.

Kim është shprehur se Pheniani do të vazhdojë të forcojë aftësitë e tij mbrojtëse për shkak të një mjedisi gjithnjë e më të paqëndrueshëm ushtarak në gadishullin Korean.

Koreja e Veriut testoi një sërë raketash vitin e kaluar edhe pse nuk lejohet nga OBK dhe është në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia