close
Vendi

VIJOJNË PROTESTAT KUNDËR RRITJES SË ÇMIMIT TË RRYMËS ELEKTRIKE

662DDACA-02FF-4D69-AFFB-C8FA94400C68

Kanë vazhduar edhe sot protestat kundër shtrenjtimit të rrymës. Në Shkup, Protestuesit kanë zgjedhur që kësaj radhe të protestojnë me vetura, prej parkut të Çairit deri te godina e qeverisë. Gjatë një prononcimi për mediat, organizatorët kërkuan që Parlamenti të zhbëjë KRRE-në si dhe të formojë një institucion të ri të pavarur I cili do të përbëhej nga ekspertë të vendit e të huaj, që do të kishin kontrollin e rrjeteve distributive të energjisë elektrike

Organizatorët kërkuan takim me kryeministrin, Zoran Zaev, për t’i shpalosur kërkesat e tyre.

“Presim përgjigje nga Kryeministri Zoran Zaev I cili akoma nuk e sheh të rrugës të na ftojë për bisedime. Ne nuk jemi duke protestuar kundër Qeverisë, por protestojmë që të ulemi me Qeverinë të bisedojmë që bashkë të gjejmë një zgjidhje për problemin që e kanë qytetarët e që nuk është problem I vogël” – thanë organizatorët.

Pakënaqësitë kundër rritjes së cmimit të rrymës elektrike janë manifestuar edhe në Pollog. Në organizim të Iniciativës Qytetare “Boll Më” është bllokuar autostrada Tetovë – Gostivar./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia