close
Bota

VIJON LOBIMI PËR NEGOCIATAT

bE-1

Takim i zyrtarëve amerikane me ata të BE-së

SHBA-të kanë vijuar lobimin drejt shteteve anëtare të BE-së të hapë që sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Delegacioni i SHBA-së u kryesua nga Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari përgjegjës për portofolin e Evropës Jugore Qendrore dhe Erika Olson, Zëvendës Ndihmës Sekretarja që mbikëqyr politikën për Evropën Jugore. Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke rikonfirmuar interesin e përbashkët për të nxitur progres të mëtejshëm.

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ata të BE-së shkëmbyen pikëpamje edhe mbi përparimin e bërë nga vendet kandidate në procesin e zgjerimit si dhe për situatën politike në Turqi, Mal të Zi dhe Serbi. Drejtori politik Jernej Müller, që përfaqësoi Slloveninë si mbajtëse aktuale e Presidencës së Këshillit të BE-së, nënvizoi vlerën strategjike të zgjerimit në sigurimin e stabilitetit në rajon dhe për rrjedhojë në të gjithë BE-në.

Pjesëmarrësit përfshinin gjithashtu përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. Negociatat me Shkupin janë bllokuar nga Sofja e për pasojë edhe Tirana ka mbetur në pritje të zhbllokimit të kësaj situate.

Në gjysmën e parë të janarit, presidenti bullgar Rumen Radev do të mbledhë Këshillin Këshillëdhënës për Sigurinë Kombëtare për çështjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku çështje parësore është mbrojtja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia